Quani Lidhja e Veriut apo si të doni, por diçka e tillë duhet sot në Politikë

Home » Aktualitet » Quani Lidhja e Veriut apo si të doni, por diçka e tillë duhet sot në Politikë

By Redaksia on February 27, 2015. No Comments

seknderSot, kemi një realitet përballë që e shohin çdo ditë, e prekim çdo ditë. Ky realitet është fakti se Veriu i Shqipërisë vazhdon të jetë i mjerueshëm dhe i braktisur në si në kohën e Regjimit. Thuajse të gjithë deputetët e Vermut, pavarësisht siglës dhe frikës, apo servilizmit, nën dhëmbë shprehen se Veriu është i braktisur dhe i deskriminuar nga kjo Qeveri. Niveli i papunësisë është në nivele të frikshme, varfëria është në nivele po të frikshme, zhvillimi urban dhe qytetarë është vend numëro, pasuritë e mëdha nën tokësore e mbi tokësore të Veriut të Shqipërisë po vidhen nga Tirana, ose më mirë nga klanet mafioze të Tiranës që kanë interesa me pushtetin. Minierat e Veriut, sidomos në Bulqizë dhe në Mirditë po zhvaten çdo ditë nga kompani anonim e persona anonim, ndërsa punëtorët, që janë vendali janë vënë në kushte skllavërie. Ky është realiteti sot i Veriut, që ka të gjitha të dhënat e pasuritë me qenë si Zvicra, Austria.
Kjo situatë kritike dhe e turpshme kërkon një reagim të menjëhershëm nga të gjithë deputetët, intelektualët dhe gegët, që përtej ideologjisë apo logos duhet të themelojnë diçka, lidhje apo si të duan ta quajnë që të ketë për objektiv përfaqësimin e Veriut nga Veriorë, pasuritë e Veriut fillimisht për Veriun e pastaj për Kombin. Gjithashtu, ky lloj organizimi duhet të ketë për objektiv zgjedhjet lokale të qeverisen në Veri vetëm nga veriorët.

Leave a Reply