Savona/Eduart Ndocaj: Z. Basha ju kërkojë publikisht të mbështesni kandidaturën time

Home » Aktualitet » Savona/Eduart Ndocaj: Z. Basha ju kërkojë publikisht të mbështesni kandidaturën time

By Redaksia on February 21, 2015. No Comments

11006447_786473361433955_8913918469680258899_n
Z. Eduart Ndocaj, pati një takim mjaft të rëndësishëm me Komunitetin Shqiptar në Savona. Ky takim organizohej nga Fronti Demokristian Shqiptar dega Liguria dhe z. Ndocaj ishte i ftuar në cilësinë e Kryetarit të FDSH, zv. Kryetarit të PDK dhe Kandidatit Demokristian për Kryetar Bashkie në Lezhë.
Z. Ndocaj po lobon shumë në nivel ndërkombëtar për të rritur interesin e të huajve, Forza Italia, Eurodeputetëve, Forza Italia e përfaqësuesve të BE për Bashkinë Lezhë. Gjithashtu, z. Ndocaj po bën takime të rëndësishme me komunitetet shqiptare në qytetet dhe zonat e ndryshme të Italisë. Deri tani kemi marrë mbështetje të plotë nga Emigracioni të cilët na kanë premtuar se do të vijnë masivisht në zgjedhjet e 21 Qershorit për të votuar pro Kandidaturës së z. Ndocaj në Lezhë.
Takimi i sotëm në Savona është pjesë e një turneu takimesh të rëndësishme që z. Ndocaj po bën me shqiptarët në të gjitha qytetet e Italisë, por jo vetëm, edhe në Gjermani, Francë, Greqi.
Gjatë takimit z. Ndocaj i bëri thirrje Bashës që të mbështes Kandidaturën e tij për Bashkinë Lezhë, sepse ai është zv. Kryetar i PDK dhe kjo e fundit është në opozitë e në koalicion me PD. Z. Ndocaj, i bëri thirrje z. Basha që të mos bëhet shkaktar për të përçarë të Djathtën për interesat e ngushta të disa protagonistëve. E Djathta ka mundësi e duhet të fitojë në zgjedhjet lokale, PDK ka dëshmuar në këto vite se është një aletë besnik i PD si dhe për shkak të kaluarës, historisë e demografisë, Lezha duhet të jetë e demokristianëve në bashkëqeverisje me të Djathtën dhe PD.
Takimi i Savonës u organizua nga z. Gentjan Bacuku, Kryetar i Degës së FDSH në Liguria

Leave a Reply