Shtet falementare

Home » Aktualitet » Shtet falementare

By Redaksia on February 14, 2015. No Comments

10444359_929350523765144_3758191179440152201_nShteti shqiptare ka kohe qe ka humbur arsyen e ekzistences. Praktikisht asnje institucione nuk eshte autosuficiente dhe jeton mbi meshiren e donacioneve dhe reklamave.
Eshte e turpshme qe pas 23 vitesh akoma institucionet shqiptare shikojne nga dritarja nese u falin kompjuter, karrige, kondicioner.
Dje Drejtoresha e Pergjithshme ne facebook e saj ka shkruajt krejt entuziazem se Ambasada e SHBA i ka fale dy makina institucionit qe ajo drejton.
Para ca kohesh ne lidhje edhe me permbytjet kam shkruar se kemi nje “Shtet Lypsare”. Eshte plotesisht e vertete!
Shteti yne eshte degdisur ne ate far feje sa nuk siguron ekzistencen e tij dhe jo me te pretendohet ekzistenca e qytetareve.
Shqiperia duket sikur sapo ka dale nga nje lufte civile dhe akoma ka nevoje per karrige, kompjutera apo kondicioner per te rindertuar institucionet.
Harrojme se Shqiperia ka plot 22 vjet qe duhet te kishte dale nga skema e emergjencave bajate.
Cfare simbolike kane dy makinat e dhuruar nga SHBA per doganat shqiptare? Doganat shqiptare ose sistemi doganore do te thote se eshte jo funksional, qe nuk permbush planin minimal sa nuk eshte ne gjendje te mbaj veten.
Gjithashtu, verteton faktin, se vjedhjet dhe korrupsioni eshte galopante sa nuk ka buxhet per te blere dy makina apo pajisje te tjera qe permisojne sherbimin. Si shpjegohet qe nje shtet qe ka dogana, sistem fiskal, doganor dhe investimesh pret ndihma qeshkarake nga aletatet tane strategjik. Eshte e turpshme qe ky shtet agresiv e abuzues me qytetarin e thjeshte eshte degdisur aq keq sa si opsion te fundit per te shpetuar kerkon ndihmen e qytetareve apo shoqerise civile.
Pse ne qytetaret duhet ta ndihmojme Shtetin tone kur ne jemi kontribues e taksapagues? Nese Shteti nuk eshte ne gjendje te mbaj veten vajmedet per te na mbajtur edhe neve.
Me kete Shtet jemi ne meshiren e fatit. A. Daci

Leave a Reply