Strategjia e gabuar e PD per zgjedhjet lokale

Home » Aktualitet » Strategjia e gabuar e PD per zgjedhjet lokale

By Redaksia on February 22, 2015. No Comments

10991283_786022421479049_9115332788437050425_nPD duket sikur ka disa probleme jo te voglat qe lidhen me komunikimin me masen, me publikun dhe ne fund edhe me zgjedhjet lokale. Permbytjet e medha ne Jugun e Shqiperise u trajtuan me nje mungese te madhe profesionalizmi te natyres politike nga PD. I vetmi person qe me te vertete bere paska diferencen ishte z. Basha. Ndersa mungoje thuajse totalisht e prezenca e deputeteve te PD, takimi i tyre me qytetaret, te mbyturit. Reagimet e z. Basha ne Jug te Shqiperise na jepnin me shume pershtypjen e reagimeve personale te nje qytetari sensibel se sa te te Kryetarit te Opozites. PD ka edhe disa ngarkesa faj me te kaluaren e kjo lidhet me menyren se si kane qeverisur ose keqqeverisur disa nga ish ministrat e saj qe sot jane edhe deputet pikerisht ne ato zona te permbytura. PD eshte Opozita, partia me e madhe ne vend dhe ajo ka pergjegjesi politike te jete nje labarator idesh, projektesh qe kane per qellim rimekembjen e vendit. Eshte per te ardhur keq qe sot PD nuk ka nje program se si mund te dal vendi nga kriza ekonomike e si mund te kete nje rritje ekonomike. Gjithashtu eshte per te ardhur keq qe po ashtu sot nuk kemi nje alternative se si Shqiperia te mos permbytet sa here te bjere shi.
PD duket sikur nuk ka nje strategji politike per te qene fituese e bindese ne zgjedhjet lokale. Fakti qe akoma nuk kemi asgje te qarte se si do te garoje PD ne kualicion apo vetem dhe fakti qe akoma nuk kemi emrat per ne gare ne bashkite e vendit po e ben me te brishte te Djathten dhe po rriten arsyet per shkak te rivalitetit per percarje te brendshme te PD. Basha eshte kryetar i PD e duhet te marre mbi supe pasojat e vendimeve te rendesishme, por para se gjithash duhet te kete guxim te marre vendime. Berisha ka pasur nje cilesi te larte ne drejtimin e PD ai i merrte vete vendimet dhe po ashtu i mbante po vete mbi supe pasojat e sukseset. Basha nuk mund te vazhdoje me iden as mish e as peshke. Koha po kalon dhe PD vazhdon te jete shume mbrapa per zgjedhjet lokale. Madje, ndonjehere duket sikur PD nuk kerkon te garoje. A. Daci

 

Leave a Reply