Te Shkarkohet Konsullja e Pergjithshme e Shqiperise ne Milano

Home » Aktualitet » Te Shkarkohet Konsullja e Pergjithshme e Shqiperise ne Milano

By Redaksia on February 18, 2015. No Comments

received_418310681669576Te poshterohesh nga nje burokrate e politikes. Te Shkarkohet Konsullja e Pergjithshme e Shqiperise ne Milano.

Sot ka qene 7 vjetori i Kosoves. Nje dite e shenuar per Kombin Shqiptar si dhe per sigurine e Rajonit dhe vete Europes ne keto ujera te trazuara nga te gjitha anet. Ndoshta jam i ri, por thuajse gjithe dijen dhe kontributin tim, pa asnje interes, falas dhe duke demtuar edhe interesat e mia personale e familjare e kam dhene per Kombin, mireqenien e tij, te ardhmen e tij.
Dikush mund te thote se Kontributi ka qene e eshte modest. Ndoshta, por kam dhene gjithcka, kam punuar per vendin tim punuar i palodhur dhe nuk kam kerkuar asgje ne kembim.
Kontributi im eshte hershem, jam i pari qe kam shkruar 7 vjet me pare se Lindi shteti me i ri ne Europe. Ketu e kam pas fjalen per Kosove.
Kam shkruar qindra artikuj, faqe librash per Kosoven e shqiptaret. Te gjitha i kam bere falas, pa kerkuar asgje ne kembim, as hakun e punes.
Jam angazhuar dy vjet rresht me kauzen Kuqezi, krejt falas e pa asnje interes e madje kam harxhuar leke nga xhepi ime. Kete e kam bere per bashkimin e Kosoves me Shqiperine, e kam bere per Kauzen Shqiptare.
Kam hartuar kerkesen per Referendumin e bashkimit te Kosoves me Shqiperine dhe e kam dorezuar personalishr tek KQZ.
Perseri e kam bere falas per patriotizem e per shqiptarizem. Kam bere edhe shume gjera te tjera per Kosoven e Shqiperine qe nuk jane publike e perseri i kam bere falas e pa marr as hakun tim.
Kam lene pas dore veten time, familjen time duke ju kushtuar Shqiperise e Kosoves.
Megjithate, miq zhgenjimi i sotem ne Konsullaten e Pergjithshme te Shqiperise ka qene i madh per mua.
Me eshte dukur vetja i perdorur nga nje grup hijenash qe kane personalizuar flamurin, Kombin.
Sot, ishte Dita e Pavaresise se Kosoves. Isha ne Milano e per procedure zakonisht Konsullatat e Ambasadat duhet te jene te hapura per pritje.
Nuk kam qene asnjehere ne Konsullaten tone ne Milano se nuk kam pas arsye. Megjithate, sot edhe pse kisha plot angazhime mendova te kaloja nga Konsullata e Shqiperise ne Milano, sepse keshtu do te ndjehesha sikur te isha ne Tirane apo Prishtine. Rruges i shkruaj znj. Konsulle: a jeni ne zyre? Do te vij tu takoje? Nese eshte e mundur me dergoni adresen e Konsullates? Kjo per faktin se Konsullata ka muaj qe nuk eshte me ne Duomo. Me tha se skishte kohe! Une i thash pese minuta jam aty. Ashtu ndodhi. Pas pese minutash arrita tek konsullata. Sapo pashe flamurin tone te varur u emocionova me thene te drejten dhe bera edhe nje selfie. Ngjitem siper krejt emocion e as vete nuk e kuptoja pse. Por simbolika e Pavaresise se Kosoves ndoshta kishte efektet e veta. Hyj brenda e shikoj njerin, qe me duket i ishte nivel konsulli. I prezantohem se kush isha dhe i thash nese mund te takohesha edhe per pak minuta me Konsullen meqe eshte Dita e Pavaresise se Kosoves.
Pas pak minutash vjen Konsullja personalisht dhe sapo pershendet me versulet mua duke me thene: cfare jane ato sms, e di kush jam une?! Ne fillim e mora si shaka. Ajo po vazhdonte. U skuqa ne fytyre se s’ kisha bere gje dhe po me fajesonte. Po vazhdonte perseri. I thash: seriozisht? Po- me tha! Po pse cfare kane sms qe te kam nisur? Une, jam Konsulle e Pergjithshme! Po pastaj- i thash! Me tha se kishte per te bere nje fjalim si dhe ishte e angazhuar se Kryministri do te vinte per vizite neser. Atehere e mora seriozisht edhe une debatin e folla te mbroj veten nga ky sulm qe dukej sikur ishte i organizuar. Degjo, une te kam cuar sms qe nuk kane asgje negative. Megjithate, nese ju e keni problem burokracine, po ju drejtohem me “ekselenca juaj”. Ju ketu jeni ne sherbim te qytetareve shqiptare 24 ore, edhe nese te marrin ne dy te nates duhet te pergjigjeni. Po ske faj se ju jeni shembelltyra e modelit qeverises e politike te Shqiperise dhe e faktit se si eshte degdisur Sherbimi Diplomatik.
Sa i perket faktit se ju jeni e shqetesuar se do ju vizitoje Kryeministri. Ky nuk eshte problem per mua, sepse ai nuk eshte Kryeministri im e nuk me perfaqeson mua.
Ne ate momente ajo me tha se: meqe nuk eshte Kryeministri juaj, dilni nga zyra ime. Ok-i thash, por mos harro se kjo nuk eshte zyra juaj eshte e shqiptareve dhe ju jeni ne sherbim te shqiptareve. Duke dal nga zyra me tha meqe nuk eshte Kryeministri juaj, gjeni nje tjeter. Mos ki me merak se do e gjejme edhe tjetrin- i thash une.
Se pari ajo duhet te jap doreheqje menjehere per perdorim te ambjenteve te Konsullates si prona personale.
Se dyti, Kryemistri nuk eshte Kreu i Shteti e simbol i unitetit kombetar, por ka pozicion politike. Me vone mora veshte se ajo eshte bere Konsulle nga LSI se ashtu i ka lidhjet. Konsujt kane titull administrativ e nuk duhet te jete me emerim politik e nuk duhet te perfaqesoje interesa politike. Gjithashtu, persona si ajo, per shkak te Politikes bejne Konsullin e persona si une, qe kane studiuar Shkenca Nderkombetare e Diplomatike ne Itali jo vetem nuk jane pjese e sherbimit diplomatik, por perzihet ne menyre militanteske edhe nga mjedise konsullore, te paguara nga taksapaguesit shqiptare e nga sherbimet qe marrin. Kjo eshte Shqiperia. Une, sot isha i vetmi qe per Pavaresine e Kosoves vizitova Konsullaten tone te Pergjithshme. Konsullaten e Republikes se Shqiperise. Gjithashtu une sot ishte i vetmi shqiptar ne diten e festes te Kosoves qe u perzura ne menyre harbute nga Konsullata ime e nga flamuri im KuqeZi. A. Daci.

Leave a Reply