Tom Doshi: “E vërteta e takimit me Berishën”

Home » Aktualitet » Tom Doshi: “E vërteta e takimit me Berishën”

By Redaksia on February 26, 2015. No Comments

IMG_20150226_123223
Duke bërë sot deklaratat e forta që sulmonin Edi Ramën si mosmirnjohës apo bukëshkalë, deputeti Tom Doshi ka mohuar zërat e përhapur për një takim të tij me ish kryeministrin Berisha. Ky version u përhap pas një shkrimi të Mero Bazes në gazetën Tema të kësaj të enjteje. Në editorialin e tij Baze pretendonte për një takim të shtunën e kaluar mes deputetit socialist Doshi dhe ish kryeministrit Berisha. Në editorial ai i referohet njerëzve pranë Berishës që flasin për këtë takim pas të cilit Doshi ka shtuar kritikat ndaj Ramës ndërsa PD ka ulur zellin për komisionin e dekriminalizimit. i pyetur nëse e ka takuar ish-kryeministrin Berisha ai thotë se nuk e ka takuar “as Berishën, as Topallin. Me këta e kam fituar betejën, tani e kam me Ramën” ka thënë ai. Nuk dihet se se kush është i vërtetë burimi pranë berishës apo deklarata e Doshit, por një gjë dihet me siguri: me parë në parlament Tom Doshi në sy të disa deputetëve demokrate e ka ftuar Berishën të bashkohen për të rrezuar Sajmir Tahirin.

Leave a Reply