ALBwifi, një arsye më shumë për të qenë pjesë e ALBtelecom & Eagle

Home » Teknologji » ALBwifi, një arsye më shumë për të qenë pjesë e ALBtelecom & Eagle

By Redaksia on March 23, 2015. No Comments

albwifiNëse keni një numër aktiv Eagle Mobile në aparatin tuaj celular smart apo tablet, ju mund të përfitoni internet super të shpejtë ALBwifi falas. Ky shërbim interneti, ku ndërthuren teknologjia 3G dhe ajo Wi-Fi ofrohet ekskluzivisht nga ALBtelecom. Pasi ta keni konfiguruar një herë telefonin tuaj me ALBwifi, sa herë që të jeni brenda një zone publike ALBtelecom Wi-Fi, telefoni do të lidhet automatikisht me rrjetin ALBtelecom dhe Eagle, duke ju siguruar internet të një cilësie shumë të lartë dhe pa pagesë. Kjo dhuratë vjen ekskluzivisht vetëm për abonentët Eagle Mobile që kanë kartë SIM aktive.

 

Sot ALBtelecom ofron në 220 pika Wi-Fi në të gjithë qytetet e vendit, ku abonentët mund të përfitojnë. Kjo është një ndihmë e madhe edhe për studentët dhe nxënësit në proceset e tyre mësimore. Po ashtu, nga ky shërbim mund të përfitojnë të gjithë ata që do të duan të qëndrojnë më gjatë jashtë në natyrë, apo të bëjnë pushimet verore në zona të ndryshme të vendit.

 

ALBwifi është një shërbim risi dhe përdor autenticitetin EAP SIM, i cili mbështetet nga llojet më të avancuara dhe më të fundit të sistemeve operuese. ALBwifi sjell me vete disa përfitime dhe avantazhe për abonentët. Ai sjell paketa ditore me sasi të konsiderueshme interneti pa pagesë, akses wireless me shpejtësi të lartë deri në 20 Mbps, konfigurim të lehtë vetëm një herë dhe pa regjistrim. Nëse përdorni ALBwifi, vëllimi juaj i internetit në paketat 2G ose 3G nuk do të pakësohet, ndërkohë që bateria e smartphone-it tuaj do të zgjasë më shumë.

 

Karta Eagle SIM duhet të jetë e vendosur në pajisje, pasi ky funksionalitet i ofrohet vetëm abonentëve aktive të Eagle Mobile, të cilët do të mund të përdorin 1GB internet në ditë. Ndërkohë, abonentët individualë të planit tarifor Life dhe abonentët Biznes do të kenë akses të pakufizuar. Mjafton të keni një celular apo tablet me sistem operativ të avancuar, kartën tuaj Eagle SIM dhe interneti i shpejtë nuk do t’ju mungojë.
Për konfigurimin e këtij shërbimi në celularin tuaj mund të shkarkoni aplikacionin ALBwifi nga App Store.

 

Leave a Reply