Pakënaqësi në radhët e PD për zgjedhjet vendore

Home » Aktualitet » Pakënaqësi në radhët e PD për zgjedhjet vendore

By Redaksia on March 1, 2015. No Comments

luli9Lëvizja e deputetëve nga qarqet ku janë zgjedhur në disa zona të tjera për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, ka shkaktuar pakënaqësi në PD. ABC News njofton se Arben Imami është caktuar në Shkodër dhe se ky fakt e ka mërzitur deputetin që në vitin 2013 kryesoi listën e Elbasanit.

Në Shkodër, në fushatën e këtij viti nuk do të jetë ish -nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli. Nuk dihet si e ka pritur ajo këtë fakt. Topalli i ka drejtuar fushatat në Shkodër disa herë me radhë. Ajo konsiderohet si politikanet më me influencë në këtë rreth. Lëvizjet e deputetëve nga “bastionet” e tyre, një taktikë e ngjashme kjo me atë të Edi Ramës në dy fushatat e fundit, kanë mërzitur edhe eksponentë të tjerë të PD -së. Ish -Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj nuk e ka pritur aspak mirë faktin që është caktuar në Tepelenë e Memaliaj. Ai u dërgua nga Basha si koordinator i zgjedhjeve në PD në Vlorë, por lëvizet nga ky qark për t’i lënë vendin Arben Ristanit. Me Ristanin ai pati rivalitet edhe për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Për shkak të dërgimit në Tepelenë, ABC News bën të ditur se Alibeaj është larguar përfundimisht nga politika aktive në PD.

Leave a Reply