Si përdori Tahiri mediat servile për të manipuluar të vërtetën

Home » Aktualitet » Si përdori Tahiri mediat servile për të manipuluar të vërtetën

By Redaksia on March 31, 2015. No Comments

panorma frroku
E vërteta vonon, po nuk harron. Skandali që plasi të hënën në mesnatë dhe që çoi në dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë dhe arrestimin e dy drejtuesve të zyrës së Interpolit, e ka bërë të pavlefshme tentativën e Saimir Tahirit dhe mediave shërbyese pranë tij për të manipuluar me rastin Frroku. Duke shpresuar se kjo aferë nuk do të zbulohej ndonjëherë, Tahiri i serviri një gazete që e përdor vend dhe pavend, informacionin e rremë se lidhur me rastin e Mark Frrokut, në policinë shqiptare kishte vetëm një dokument, ai 23 marsit 2012 ku komisar Dritan Lamaj i kërkonte zyrës së Interpolit në Tiranë informacione lihur me aktivitetin e vëllezërve Frroku në Belgjikë. Duke lënë të kuptohej se ai dhe kryeministri Rama nuk paskëshin patur dijeni për këtë fakt, pra që deputeti i grupit të tyre, Mark Frroku mund të ishte përfshirë në një vrasje në Bruksel.
Ky mashtrim u shfrytëzua nga mediat ngjitur Tahirit, jo vetëm për të larë duart nga implikimi i qeverisë në çështjen Frroku, por edhe për të sulmuar në mënyrë të pandershme kolegët e tyre. Meqënëse shkresa e vitit 2012 u ngatërrua me atë të vitit 2014, ky medemek “fallsifikim” u përdor për të nxjerrë të larë atë që sot dha dorëheqjen Artan Didin, ministrin e Brendshëm dhe vetë kryeministrin. Sepse të gjitha mediat kanë botuar sot se një tjetër shkresë, po në muajin mars por në vitin 2014, i është dërguar zyrës së Interpolit në Tiranë nga drejtoria e policisë së kryeqytetit.

Gazeta Panorama, nje nga disa te perditshmet e dites se marte, qe raporton per shkresen e marsit 2014 qe ministri Tahiri dhe mediat prane tij e mbajten te fshehur njesoj si dokumentin e Interpolit te janarit 2015
Këtë shkresë Tahiri nuk ua dërgoi rripave të tij të transmisionit, të cilët sot me siguri kanë parë t’u kthehet në fytyrë abuzimi që gatuan vetë. Sepse është kjo shkresa që vërteton më së pari se ministri dhe kryeministri kanë patur dijeni për problemin Frroku, pasi i kanë kërkuar Interpolit të dhëna për deputetin. Për të mbërritur tek mega skandali, ai i fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit që ka mbërritur zyrtarisht më 8 janar 2015 dhe është përsëritur edhe me datën 23 janar. As këtë fakt Saimir Tahiri nuk ua tregoi “gazetarëve” entuziastë në shërbim të tij, me shpresën se do të kalonte pa u marrë vesh. Por me ndërhyrjen e partnerëve ndërkombtarë mbajtja e fshehur e kësaj afere nuk mund të vazhdonte më. Ajo bëri deri tre kurbane dhe priten edhe të tjerë.
Në gjithë këtë histori që plasi, pavarësisht datave të shkresave, një gjë është e qartë: kryeministri Edi Rama e ka ditur qoftë nga dokumentacioni i vitit 2012, qoftë nga ai i vitit 2014 apo dhe nga ky i para tre muajve, janar 2015, se deputeti i rreshtuar me të ka patur probleme me ligjin në Belgjikë dhe se vëllai i tij, i akuzuar për vrasjen e komisar Lamajt, është numri dy në listën e partisë së Mark Frrokut, aleate e PS. Profecia e Tom Doshit se themelet e mazhorancës do të lëkunden, duket sikur po vërtetohet. Sikur Toma të mos ishte prishur me Edi Ramën, kërkesa e Interpolit do të mbetej në sirtar, kryeministri do bënte fushatë në Pukë më Markun në krah dhe shqiptarët do të duhej të besonin përsëri përrallat për rilindjen e policisë. Mirëpo gënjeshtra nuk mban gjatë dhe dokumentat e përgënjeshtruan ministrin Tahiri. Policia shqiptare ka kërkuar edhe në 2012 edhe në 2014 dhe ka një kërkesë edhe në 2015 në lidhje me çështjen Frroku. Këtë mund të mos e thonë, por nuk e fshehin dot as Tahiri dhe as mediat që i rrinë si tatuazh mëkati në fytyrë. /lapsi.al/

Leave a Reply