Autopsia, Mjekësia Ligjore për të vrarët në Kumanovë: Raportet do t’ia dorëzojmë prokurorisë

Home » Aktualitet » Autopsia, Mjekësia Ligjore për të vrarët në Kumanovë: Raportet do t’ia dorëzojmë prokurorisë

By Redaksia on May 25, 2015. No Comments

kumanova-autopsiaDepartamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka deklaruar se pas përfundimit të autospisë për 9 personat e vrarë në Kumanovë, raporti do t’i dërgohet Prokurorisë dhe organeve kompetente. Kjo ishte deklarata e Drejtorit të Mjekësisë Ligjore, i cili nuk bëri asnjë koment tjetër në lidhje me rezultatet e autopsisë.

“6 patologët së bashku me njësitin e forenzikës së Policisë së Kosovës kanë kryer autopsitë e 9 të vrarëve në Kumanovë. Ne kemi kryer punën tonë bazuar në standardet operative profesionale… dhe pas përpilimit të raporteve në të njëjtat do t’ia dorëzojmë prokurorit të shtetit të R. së Kosovës….

Kaq na lejon etika profesionale… vlerësimet tjera i japin organet përkatëse.

Asnjë koment tjetër nuk është lëshuar nga DML.”, thuhet në një deklaratë të Drejtorit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Ina.

Ky reagim i Mjekësisë Ligjore erdhi pas publikimit të lajmit nga disa media se raporti i Autopsisë tregonte se disa prej të vrarëve në Kumanovë u ekzekutuan pas dorëzimit në polici.

Leave a Reply