Bamir Topin nuk e shpeton politikisht as Rama, as Veliaj e as PS

Home » Kryesore » Bamir Topin nuk e shpeton politikisht as Rama, as Veliaj e as PS

By edi on May 22, 2015. No Comments

Bamir Topi, ish Presidenti i Republikes qe ka bere llogarite me te gabuara politike.

Bamir Topi doli ne krah te Ilir Metes dhe Rames ne Pallatin e Kongresit ku u prezantuan kandidatet e Majte per 61 njesi vendore. Togfjaleshi “Majte” e ben menjehere te huaj Topin ne koalicionin te Majtes.
Bamir Topi po gabon krejtesisht dhe tashme ka shkaterruar imazhin e tij si lider politik dhe si ish President. 
Topi nuk ka asnje kandidat per asnje njesi vendore, nuk ka asnje objektiv politik konkret ne keto zgjedhje e megjithate vendosi te identifikohet me te Majten.
Bamir Topi ne momentin qe nuk arriti te krijoje nje alternative te trete politike ashtu sic dukej duhet te jepte doreheqje nga jeta politike aktive.
Nje ish President Republike kthehet ne fans per Kryetarin e Parlamentit dhe nje vasal per Kryeministrin.
Topi ne kohen, kur lidershipi ishte ne tranzicion tek PD mund te kete shpresuar e te kete pritur per ndonje alternim lidrrshipi duke perituar drejtimin e PD.
Megjithate, pas konfirmimit te Bashes dhe identifikimit te tij si i Majte ai e ka humbur njehere e pergjithmone te Djathten e konkretisht PD.
Po ashtu ai ka humbur cdo shprese per mbeshtetje per elektoratin e Djathte. Atehere cfare shpreson Topi? Topi eshte ne kerkim te nje elektorati qe nuk ekziston. Ai djathtas ska elektorat, po ashtu as majtas e ne te njejten kohe nuk ka as elektorat te tret, sepse nuk eshte nje alternative serioze pertej te Majtes e te Djathtes. A. Daci

Leave a Reply