Blushi: Shkolla ‘vdes’ kur përdoren mësuesit si kope për të siguruar vota. Nikolla: Je jashtë realitetit

Home » Aktualitet » Blushi: Shkolla ‘vdes’ kur përdoren mësuesit si kope për të siguruar vota. Nikolla: Je jashtë realitetit

By Redaksia on May 28, 2015. No Comments

Ben-Blushi Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka qenë i ashpër teksa është ndalur tek projektligji i ri për arsimin.

Me tone kritike ndaj qeverisë, sidomos ndaj Ministrisë së Arsimit, Blushi theksoi se nuk mund të bëhet shkollë kur nga 40 mijë mësues në të gjithë vendin, rreth 20 mijë prej tyre janë pjesë e zgjedhjeve, si komisioner. Sipas Blushit, ky fenomen, i cili ndodh rëndom, dëmton rëndë sistemin arsimor. Nga ana tjetër, Blushi pohoi se arsimit publik nuk po i jepet mbështetje aq sa duhet, në krahasim me atë privat. Sipas tij, nuk mund të quhet shkollë një godinë me 2 dhoma e kuzhinë, e me një sipërfaqe 150 metër katrorë.

“Ca problemi ka arsimi sot? Mësuesit. Një shkollë e bukur, me teknologji. Shkolla është libri dhe mësuesi. Ky ligj kam përshtypjen u krijon një pasiguri të re mësueseve. I thotë se nëse një prind është i pakënaqur për mësuesin, ai ka të drejtë të iniciojë procedurën e shkarkimit për të. Unë besoj se e kemi detyrimin që mësuesit ti japim garanci. Do hiqja me ligj që ti nxjerrim mësuesit nga zgjedhjet. Ti përdorim mësuesit si kope dhe mbledhim votat si detyrim, pasi këtu shkolla ka mbaruar. 40 mijë mësues janë minimumi 20 mijë komisionarë, nëse i fusni këta në zgjedhje, shkolla ka vdekur. Mësuesi nuk mund të jetë i politizuar. Ai nuk mund të përdoret për zgjedhjet. Ky projekt ligj i jep të drejtën të largohej një mësues. Po kush i emëron mësuesit? Po bëjmë zgjedhjet mbi një sistem me 61 njësi. Për arsimim ka një 36.”, tha Blushi.

Nga ana tjetër, ligjvënësi Ben Blushi theksoi se Alerteksti nuk ka qenë funksional, ndërsa përmendi nevojën se duhet të ngrihet një bord drejtues, i përbërë nga akademikë dhe shkrues.

“Nëse bëjmë një hap cilësor në arsim, siç e kanë bërë vendet e përparuara, do ndryshojë ekonomia jonë. Por për fat të ketë s’do ndryshoj. Prisja shumë nga ky projektligj, por se besoj më. I kam humbur shpresat, pasi ministria e Arsimit vendosi të braktis këtë pr/Ligj. Kjo nuk mund të ndodh, pasi koha tregoi se kjo ka qenë e padrejtë. Kjo është e padrejtë, gjë që më ka bërë skeptikë. Koha tregoi se ishte e padrejtë që me Arsimin Profesional, pasi numri i atyre që e vazhdojnë nuk është rritur. Tekstet aletranitave ishin të pakufizuara, 10-12 dhe shkolla kishte të drejtën për të përzgjedhur, sot kufizohet në tre. Nuk jam i bindur se aleterteksti ka funksionuar. Shkolla shqiptare duhet të ketë demokraci dhe hapësirë, me shumë mundësi për të zgjedhur mes ca tekstesh. Nëse janë tre pse mos të jenë katër apo më shumë. E kush e zgjedh që janë tre? Për mua ky proces nuk ka funksionuar. Apo merr paratë nga një botues e nga një shkrues. Për mos të folura më pas për xhunglën e teksteve. Pasi konstatova se një nga librat e mi ishin klonuar. Dhe ishte përpunuar në një shtëpi ilegale. Dikush që ka copyuriter, ja shet dikujt ilegalisht. Nuk po zgjidhet se si fëmijët e Shqipërisë nuk po marrin tekstin e duhur por mos të marrin atë klandestinë. Frika ime më e madhe është; kush miraton tekstet. Ne këtu në parlament miratojmë lloj lloj bordesh, dhe për arsye ë fuqisë së arsimit, duhet ti jepet e drejta të miratohet Këshilli Kombëtar i Teksteve, akademik e njerëz që miratojnë tekstin. Dikush këtu ngriti një çështje themelore, nëse a po e mbrojmë arsimin publik? Shqipëria nuk ka mundësi të financojë Arsimin Publik. Por a e mbrojmë sa duhet atë? Unë mendoj se jo.”, pohoi Blushi. Më tej deputeti i të majtëve deklaroi se dy janë arsyet që shqiptarët po ikin; papunësia dhe arsimi.

“Numri i nxënësve në shkolla është ulur. Ka dy arsye që ikin shqiptarët nga Shqipëria; për punë dhe për arsim. Për të pasur një mbrojtje të arsimit publik, meqenëse numri i nxënësve është ulur, numri i shkollave privat është rritur. Si ka mundësi? Nuk dua të stimulohet arsimi privat, e mënjanohet ai publik. Një vilë me dy dhoma e kuzhinë, me një oborr 150 m katrorë quhet shkollë e mesme. Nuk po vendosim një standard.”, tha Blushi.

Blushi më tej hodhi idenë që mësuesit të emërohen nga pushteti lokal. “Mësuesit i emëron pushteti lokal pse të merret qeveria. Duhet ta decentralizojmë emërimin e mësuesve tek bashkia. Duhet ti emërojë pushteti lokal, shkollat duhet të jenë më të mira”.

Sipas Blushit edhe arsimi i mesëm duhet të jetë i detyrueshëm. “Kemi akoma luksin të mos e bëjmë arsimin tonë të detyrueshëm. Kemi shkollën më të keq se kushdo në rajon, ti lëmë më shumë në shkollë, nga 10 fëmijë që futen në klasë të parë 6 dalin nga gjimnazi”.

Deputeti nuk i kurseu kritikat as ndaj arsimit profesional. “Arsimi porfesional po dështon, duhet ta trajtojmë. Duhet diçka mes gjimnazit dhe universitetit. Një 15-vjeçar është shumë shpejt për tu bërë hidraulik, është shumë shpejt të marrësh zanatin në atë moshë. Ka ardhur koha ti kthejmë pasionin shkollës. Fëmijët sot nuk kanë dëshirë të shkojnë në shkollë, ne kishim qejf të shkonim në shkollë, ka humbur pasioni. Libri, cilësia e librit mund t’ja kthejnë pasionin. Arsimi është problem ekonomik. Shkolla është e vetjma rrugë për të luftuar pesimizmin e shoqërisë sonë. Shoqëria lexon më pak, punon më pak vret më shumë vjedh më shumë, vetëm shkolla mund ta kurojë”.

PERGJIGJET NIKOLLA: JE JASHTE REALITETIT
Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla duke folur për pr/ligjin e arsimit parauniversitar, i ktheu përgjigje deputetit Blushi.

Sipas saj, kushdo që mendon se pasioni për shkollën kthehet në ligj është jashtë realitietit.
“Absolutisht, shkolla dhe vetëm shkolla lufton fenomentet negative, arsimi dhe vetëm arsimi është politika më e mirë për zhvillimin e vendit. Kush mendon se pasioni në shkollë kthehet në ligj jeton jashtë realitetit”,-tha ajo.

Leave a Reply