Çudira shqiptare: Edi Rama i dha leje, Edi Rama i vuri tritolin 5 katëshit tek Fakulteti Ekonomik

Home » Aktualitet » Çudira shqiptare: Edi Rama i dha leje, Edi Rama i vuri tritolin 5 katëshit tek Fakulteti Ekonomik

By Redaksia on May 24, 2015. No Comments

Screen-Shot-2015-05-24-at-6.51.21-PMHistoria e pallatit 5 –katësh që u shemb sot nga IKMT në rrugën e Elbasanit është dëshmia më e qartë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pallati ishte me leje dhe përpara shembjes qeveria ka miratuar një vendim për të kompensuar pronarët financiarisht. Janë para të taksapaguesve shqiptarë që qeveria i jep për një gabim të bërë dikur nga kryetari i saj. Në atë kohë Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Leja e ndërtimit për këtë pallat të ngritur brenda oborrit të Fakultetit të Ekonomisë është dhënë në vitin  2004 me firmën e Ramës, si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, siç tregon ky dokument i siguruar nga lapsi.al.

Më 19 maj të vitit të vitit 2004, Këshilli i Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, i kryesuar nga kryebashkiaku Rama miraton në favor të subjektit ndërtues MAREG lejen e ndërtimit për pallatin 3.4 dhe 5 katësh me1 kat parkim nëntokë, në favor të familjes Babo. Vendimi prej 13 pikash hyn në fuqi menjëherë.

Prej asaj kohe, ky objekt është bërë subjekt debatesh. Drejtuesit e Fakultetit kanë kërkuar të prishet. I janë drejtuar kryeministrit me disa shkresa. Studentët u ngritën në protesta. Kreu i qeverisë më në fund vendosi t’u japë të drejtë. Korrigjon me këtë vendim një gabim të tij. Por paratë e këtij gabimi janë të taksapaguesve. Të gjitha shpenzimet për ndërtimin e këtij pallati do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply