DHIMITER MUSLIA :PROGRAM I SHKURTER I PARTISE KRISTIAN DEMOKRATE PER ZGJEDHJET VENDORE TE 21 QERSHORIT 2015.

Home » Kryesore » DHIMITER MUSLIA :PROGRAM I SHKURTER I PARTISE KRISTIAN DEMOKRATE PER ZGJEDHJET VENDORE TE 21 QERSHORIT 2015.

By edi on May 25, 2015. No Comments

11205994_707769969345249_8252819442400980771_n DHIMITER MUSLIAPROGRAM I SHKURTER I PARTISE KRISTIAN DEMOKRATE
PER ZGJEDHJET VENDORE TE 21 QERSHORIT 2015

Problemet administrative te pushtetit vendor kanë specifikat e veçanta në çdo bashki apo njësi përbërse të saj.Ndaj dhe propaganda e qasja për përmirësimin e drejtimit e të menaxhimit duhen trajtuar specifikisht sipas problematikave.Në përshtatje me këto problematika të gjithë kandidatët për kryetarë bashkishë e këshilltar të këshillave bashkiake duhet të hartojnë programet e tyre me synim për të qënë sa më afër qytetarëve,me objektiv për të zgjidhë,ose minimalisht për të ndikuar në zgjidhjen e problemeve e përmirësimin e qeverisjes në njësitë e bashkitë përkatëse.
Partia Kristian Demokrate ka në filozofinë e saj drejtësinë,barazinë e qytetarve para ligjit,solidaritetin,ndihmën e përkrahjen e njerëzve në nevojë, prosperitetin,zhvillimin e ekonomisë,përmirësimin e kushteve të jetesësf,amiljen e pronën. Këto problem duhet të jenë në themel të fushatës.
Për Bashkinë e Tiranës.
Drejtimet kryesore të një qeverisje më të mirë do të jenë :

1. Për punësimin.
a.Do të përkrahen e mbeshteten,me mundësitë reale të gjitha bizneset e në veçanti ato qe gjenerojne vende te reja pune.
b.Do të synohet për hapjen e bizneseve të vogla e te mesme të artizanatit në të gjitha lagjet e rrugët e njësive.Për bizneset e reja në vitin e parë do të ofrohen lehtësira tatimore e të taksave bashkiake.
c.Per bizneset e reja të cilat punësojnë më shumë se 5 të punësuar e që marrin kredi,Bashkia do të ju paguajë 50 % të interesave në dy vitet e para.Për këtë do të përdoren 500 miljon lekë nga të ardhurat e Bashkisë.
ç.Bashkia do të shtojë gamën e shërbimeve, si transporti I udhëtarëve me linja e mjete të tjera,shërbimi në kopshte e çerdhe ,etje,gjë që do të shoqërohet me shtimin e të punësuarve.
2.Për furniizimin me ujë të pishëm.
a.Fillimisht do të auditohet ndërmarrja e Ujsjellës-Kanalizimeve,për të evidentuar cilësinë e investimeve,lidhjen e kontratave,furnizimin me matsat e ujit,duke marrë masat e nevojëshme.
b.Do të evidentohen e vihen në kushtet ligjore të gjitha lidhjet e paligjëshme brenda vitit të parë të qeverisjes.
C.Brenda vitit të parë do të arkëtohen të gjitha debitë për përdorimin e ujit.
Ç.Kujdes I veçantë,me masa të rrepta organizative e ndëshkuese,do t’I kushtohet ruajtjes e mirëpërdorimit të ujit të pishëm nga konsumatorët.Për periudha të veçanta kohe do të mbyllen lavazhet që përdorin ujë nga rrjeti.
d.Do bëhet ç’është e mundur për furnizimin pa ndërprerje me ujë të pishëm,por në asnjë rast nuk do të ketë zona pa ujë të paktën 6 orë në 24 orë në të gjitha stinët.
e. Do të ndërtohen ujsjellsat në fshatrat pa ujë Brenda mandatit.
3. Për ndëtimin e riparimin e rrugëve. a.Do të përdoren me efektivitet të gjitha fondet e buxhetit të Bashkisë,grandet e Qëvërisë Qëndrore,donacionet e kreditë e mundëshme për ndërtimin e riparimin e rrugëve.Brenda mandatit të parë do të riparohen të gjitha rrugët që lidhin ish komunat me Tiranën.Në çdo vit në çdo lagje te Tiranës do të ndërtohen e riparohen 3 rrugë,duke patur prioritet rrugët më problematike.Ato do të ndërtohen me të gjithë rrjetet bashkëkohore.
b.Do të ndërtohen rrugët e reja për të lidhë çdo fshat me qëndrat e zonave (ish komunat ) në dy vitet e para të mandatit.
4.Për transportin urban e zonal.
a. Do të jepën liçensa të reja me synim mbulimin e të gjithë teritorit të Bashkisë në qytet e fshat me transport.
b.Do të vendoset orari strict I lëvizjes së autobuzëve, si dhe do të fiksohet çmimi I biletës së udhëtimit,me qëllim që pronarët e linjave most ë sjellin çoroditje e pengesa të qarkullimit të njerëzve.
c.Bashkia do të mundësojë lëvizjen e nxënësve të ciklit të ultë falas ( me vërtetim të shkollës ) kurse nxënësit e shkollave të mesme e studentët do të lëvizin me gjysme çmimi.Për këtë mbështetur mbi vërtetimet e shkollave do të paisen me abune me gjysëm vlere çdo muaj.
ç.Me gjysëm çmim bilete do të lëvizin Brenda qytetit dhe pensionistët,kuirse veteranët e luftës dhe invalidët do të lëvizin falas ( me librezat përkatëse ) duke eleminuar diskriminimin që u është bërë disa herë këtyre kategorive.
d.Gjatë ditës do të ndalohet lëvizja e kamjonave dhe e mautomjeteve të mallrave në teritorin
Brenda unazës së qytetit.

5. Për solidaritetin me shtresat në nevojë.
a.Do të respektohet gjëndja ekonomike e sociale e të pa strehëve duke çfrytëzuar të gjitha resurset e mundëshme për strehimin e familjeve në nevojë.Për raste të veçanta provizorisht mund të adoptohen objektet në pronësi të Bashkisë atje ku është e mundur e oparaqiten nevoja të ngutshëmeb.Do të ndahen me drejtësi banesat sociale, si dhe do të shfrytëzohen të gjitha rezervat për të ndërtuar në 3 vitet e fundit nga 100 apartamente për raste emergjente.
b.Në çdo tre mujor do të bëhet rishikimi I gjendjes së familhjeve me ndihma sociale,duke eleminuar padrejtësitë me qëllim që të shtohet shuma e përfitimit të familjeve në nevojë.
c.Invalidëve nga fondet e Bashkisë do të ju shtojmë mbi shumën që përfitojnë sot edhe 1500 lekë në muaj.
6.Për tregjet në qytet e grumbullimet në fshat.
a.Në të gjitha lagjet e qytetit do të ndërtohen e mirëmbahen tregjet ushqimore e industrial.Do të përsoset kontrolli mbi cilësinë e ushqimeve,amballazhimin e ruajtjen e tyre në kushte higjenike me ekipe të afta e serioze.
b.Do të eleminojmë që muajin e parë shitjet në rrugë,duke liruar trotuaret për këmbësorët.
c.Do të caktohen e ndertohen tregje në vende të caktuara për të gjithë fshatarët që nxjerrin prodhimet e tyre në treg.
Ç.Grumbulluesit e produkteve bujqësore në zonat rurale do të mbështeten me të gjithë infrastrukturën e mundëshme me qëllim që çdo prodhim të shkojë tek konsumatori me kosto sa më të ultë e cilësi sa më të mirë që të jetë e mundur. Grunbulluesit do të mbështeten edhe me kredi me interesa të ulta duke subvencionuar Bashkia me fondet e saj.
d.Do të stabilizojmë shërbimin tregtarë,ambulator, provizor e definitiv për të patur kushte më të mira e të kulturuara,pa zhurma e prishje të rregullit e qetësisë së qytetit ditën e natën.
7. Hapsirat publike e mirëmbajtja e tyre.
a.Do të ndërhymë me forcë që në muajtë e parë për lirimin e hapsirave publike,duke prishur ato ndërtime pa leje që nuk janë në procesin e legalizimit,do ti kthejmë në gjëndjen më të mirë të mundëshme për ti shërbyer fëmijëve,të moshuarve e gjithë qytetarve.
b.Në çdo lagje do të ndërtojmë kënd lojrash për fëmijtë dhe nga një fushë basketbolli e volejbolli.
c.Në ato ish komuna ku nuk ka fusha futbolli,volejbolli e basketbolli ,Brenda dy viteve do të ngrihen nga Bashkia.
8.Për arsimin para universitar.
a.Do të kërkojmë donacione ,krahas fondeve shteterore, per ndertimin e 3 shkollave të mesme e 4 shkollave 9 vjeçare,me qëlluim që të ulet numëri I nxënësve për klasë në më pak se 35 nxënës.
b. Do të riparohen të gjitha shkollat e pa riparuara në 10 vitet e fundit.
c.Do të ndërtohet sistemi I ngrohjes në të gjitha shkollat e qytetit.
9.Për çerdhet e kopshtet.
a.Në çdo vit të mandatit do të shtohet numeri dhe kapaciteti I çerdheve e kopshteve duke arritur në fund të mandatit në dyfishimin e kapaciteteve aktuale.Në fshatrat ku ato nuk ekzistojnë do të ndertohen e paisen duke u vënë në funksionim në vitin e parë të mandatit.
b.Do të ndjekim me përparësi cilësinë e shërbimit dhe të edukimit në këto institucione,duke bërë dhe rikualifikimin e vazhdueshëm të personelit.
10.Për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale.
a.Do të ndjekim,në harmoni me qeverinë qëndrore,pastrimin e rrjetit kullues e vaditës,vënjen në funksion të rezervuareve për vaditje.
b.Do të krijojmë lehtësira për tregtimin e prodhimit ,me synim zhvillimin e rritjen e produkteve bujqësore e blegtorale të vendit e me kultivim bio.
11.Për zhvillimin e turizmit.
a.Do të bëjmë rikonstruksionin e rrugëve që të çojnë në pikat historike,turistike e me vlera arkeologjike si kalatë,mozaikët,vendet historike,piktoreske e mbreslënëse,me synimin e tërheqjes së vizitorëve vendas e të huaj.
B,Do të planifikojmë rikonstruksionin e ndertimin e muzeve atje ku nuk ekzistojnë,si dhe kompletimin e tyre me materjale etnografike e historike të së kaluarës e të tashmes.
12. Për zhvillimin e sportit.
a.Bashkia në kordinim dhe me donatorët do të përfiqet që ekipet përfaqësuese të sporteve të ndryshëme të Tiranës të jenë në pararojë të sporteve të vendit dhe përfaqësuese edhe në rrang ndërkombëtar.
b.Në çdo vit mes shkollave të mesme të qytetit do të organizojmë kupat e bashkisë për sporte të ndryshëme si futboll,volejboll,basketboll, etje per të rinjë e të reja.
13. Për një ambjent më të pastërt.
a.Bashkia do të ndjekë me përgjegjësi punën e kompanive të pastrimit,dhe në se ato nuk pastrojnë si duhet qytetin do të ju nderpritet menjehere kontrata,duke aktivizuar kompani më serioze e korekte.
b.Në vitin e dytë të mandatit do të organizojmë programin pilot për seleksionimin e mbeturinave që në grumbullim në dy njësi bashkiake.Do të provohet duke I blere mbeturinat nga qytetarët e pastaj çuarjen e tyre në riciklim.Në se do të ketë rezultat ky process do të shtrihet në gjithë njësitë.
c.Në çdo vit në qytet do të mbillen nga 10000 pemë .Në fshatrat e zonës do të merren masa për gjelbërimin me pemë të qëndrave, si dhe do të vendoset kontroll I rreptë mbi teritorin,kryesisht pyjet,kullotat e ujrat me synim ruajtjen e mirëadministrimin e tyre.
14.Llogari dhënja para zgjedhësve.
a.Jo në fund të mandatit,por periodikisht çdo tre muaj do të japet llogari para zgjedhësve për përmbushjen e detyrave e realizimin e premtimeve.
b.Administratoret në çdo njësi do të sjellin shqetësimet e njësive në Këshillin Bashkiak dhe në administratën e saj si dhe së bashku me to do të zgjidhin problemet që dalin. Administrata e Bashkisë do të jetë operative e manovrueshme gjithnjë pranë qytetarëve e me ta për plotësimin e detyrave të ngarkuara.Administratorët e njësive bashkë me stafet e tyre do të kenë kompetenca të plota për një miradministrim të rajoneve në përbërje të bashkisë.

Leave a Reply