EDI RAMA: KUKSJANET TE DHUNOHEN ME GJDO MJET.TE FILLOJME ME NDERIM LUSHIN

Home » Kryesore » EDI RAMA: KUKSJANET TE DHUNOHEN ME GJDO MJET.TE FILLOJME ME NDERIM LUSHIN

By Redaksia on May 6, 2015. No Comments

11182748_10204522087467969_6317766210353702284_o

11187224_10204516319683778_5471456403355382179_o

11164718_10204520996160687_4527977597378243165_o

11210462_930018277038083_7733847251217982189_n

11206650_10204521002960857_286442764304029572_o

11212612_10204522087507970_2865515316361356501_oPershendetje te nderuar miq. Shume faleminderit per reagimet dhe solidaritetin tuaj per Nderimin.
Sot avokati eshte takuar me te. Fatkeqesisht, mesohet se atij nuk i eshte ofruar ndihma mjekesore per mjekimin e plageve te shkaktuara nga policia gjate arrestimit te tij. Ai ka syrin te lenduar. Kjo duket se eshte arsyeja pse ai po vonohet te nxirret para gjykates. Po ashtu, atij nuk i eshte bere raporti mjeko-ligjor. Me sa duket, nxjerrja e tij para gjykates eshte shtyre me qellim qe atij t’i sherohen plaget. Por kjo nuk mjafton ne fshehjen e te vertetes.
Vertete Nderimi eshte ndaluar, por ne jemi me te. Plaget e tij na dhembin te gjitheve. Eshte e rendesishme qe ta menaxhojme situaten me qetesi dhe maturi. Ne te gjithe jemi pro shtetit ligjor dhe drejtesise; ky eshte mesazhi i Nderimit. Ai eshte i bindur se nuk ka shkelur dhe as nuk ka pasur ndermend te shkel ndonje ligj. Ne fakt, edhe protestat e tij vazhdimisht kane qene plotesisht komform ligjit, te qeta e qytetare.
Pse po vazhdohet te mbahet Nderimi akoma i ndaluar?! Nderimi ishte qytetar i vertete; qytetar aktiv dhe jo spektator pasiv i problemeve; ai ishte pjesemarres dhe i interesuar per hallet e bashke-qytetareve te tij. Ishte pikerisht ky shpirti i tij prej qytetari dhe civili qe e beri ate qe te reagoj per eksodin e madh qe po ndodhte dhe shkaqet qe po shkaktonin ate.
Te jemi solidare per te. Dhuna ndaj tij tashme eshte bere e qarte nga te gjithe. Te gjithe ata qe kane vene dore mbi te ne menyre krejt te pa justifikueshme, duke e trajtuar ate sikur te ishte nje njeri ordiner dhe i ulet. Vertete eshte tentuar qe ai te denigrohet nga policia, por te gjithe fajtoret do te dalin para drejtesise. Ne duhet te jemi te durueshem dhe te kemi besim tek drejtesia.
Nderimi ishte qytetar dhe ashtu edhe ne duhet te tregojme qytetari kudo.
Respekte,
Admin.

Leave a Reply