Eduart Ndocaj: Erdogan mos harro kush janë shqiptarët, se nuk mohohen baballarët

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Erdogan mos harro kush janë shqiptarët, se nuk mohohen baballarët

By Redaksia on May 14, 2015. No Comments

ediDje sulltani modern i Turqisë, Erdogani erdhi ne Tiranë duke “dhuruar “ lek per nje Xhami ne mes te kryeqytetit dhe përbri kuvendit të Shqiperise në kembim të kërkesave te tij vasale, e duke imituar paraardhesit e tij që për 500 vite na tjetërsuan si komb. Kur vinin paraardhësit e këtij Taipit në trojet tona.

Gjergj Katrioti i madh i Krujes, atlet i krishtërimit i priste me trimat e tij me shpata e shtiza ne duar, ndërsa Taipin e priti piktori i Surrelit me një tufe servilesh, që se c’me kujtonin personazhin e Hamza Katriotit.

“Politikuajte” shqiptare i thon vlla nje diktatori, nje fondametalisti i cili eshte perkrah nje grupi terrorist sic eshte ISIS dhe po bën c’është e mundur që kombi shqiptar të vijojë të jetë i ndarë në vilajete.

Ky sulltan po bën që përballë godinës së parlamentit shqiptar të ndërtohet një xhami e madhe, e kur te vijnë delegacionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës t’u duket vetja si në Kandahar apo Bagdat e jo Tiranë, kryeqëndren e mbarëshqiptarve, paraardhesve te ilireve.

Po a ka më të turpshme se ta rrethosh bustin e Skendërbeut me flamuj turq, komb i cili bëri gjithcka për të na shfarosur, por këta klysh komunistash mesa duket ende nuk e dinë së ky popull ka nxjerrë dhe do vijojnë të nxjerrë Avni Rustema, Isa Boletina që turkut e shkjaut ia rezervojnë më një të rënë të lapsit vendin në ferr.

Ky vëllai i piktorit tonë e ka kuptuar se s’ka rrugë tjeter për të mposhtur këtë popull e për ta cuar në fund amanetin e të pareve për zhdukjen e kombit shqiptar, vecse duke korruptuar dhe mbajtur peng klasën politike, e cila është e zhytur në zullume.

Kur pashe pritjen që i bënë këtij delenxhiut të stabollit, mu kujtua vizita e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut, teksa po këta servile që fe të vetme kanë lekun dhe makutërinë po i puthnin dorën dhe i thurnin lavde me shpresën se do t’u lante mëkatet.

Ky sulltani modern thotë se do investoje disa miliona dollar në Shqipëri, por nuk tregon se sa qindra miliardë dollare pasuri nëntokësore nga treva e Mirdites kanë shkuar në Turqi në menyrë ilegale.

Por ka të drejte së në një fshat pa qene lëvizet edhe pa shkop, por ky harron se me kë ka të bëje, harron se shqiptarët janë ata që drejtuan për shekuj turqinë. Nuk dua të zgjatem më shumë më këtë plehere, dua vetëm t’u kujtoj shqiptarve një shprehje të bashkëpatriotit tim mirditas Pashko Vasa i cili thotë:, “Mos shikoni Kisha e Xhamija se feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Leave a Reply