Eduart Ndocaj: Ja pse Lezhjanet do te votojne Fran Frrokajn. 5 mije euro shperblim per denoncimin me prova dhe fakte manipulimit te votave me 21 Qershor

Home » Kryesore » Eduart Ndocaj: Ja pse Lezhjanet do te votojne Fran Frrokajn. 5 mije euro shperblim per denoncimin me prova dhe fakte manipulimit te votave me 21 Qershor

By edi on May 22, 2015. No Comments

ndocaj

Eduart Ndocaj, Nenkryetari i PDK, ne nje interviste per portalin Albress. Org, shpjegon arsyet e mbeshtetjes se kandidatit te propozuar nga Partia Demokratike per Bashkine e Lezhes dhe ben apel qe qytetaret lezhjane te votojne per te ardhmen e tyre, duke mos u shitur per 1 dite dhe te vuajne pasojat per 4 vite. Ndocaj flet per raportet e tij me koalicionin e drejtuar nga PS-LSi dhe zhgenjimin e pesuar pas zgjedhjeve parlamentare te 2013, ndersa ben thirrje qe politika shqiptare te kete ne themel te saj moralin dhe sherbimin ndaj qytetareve.

Z. Ndocaj, jeni nenkryetar I PDK, por jeni perfshire ne nje aleance me kandidatin demokrat per Bashkine e Lezhes. Cilat jane arsyet qe ju shtyne drejt nje vendimi te tille, kjo per faktin se PDK tashme eshte bere pjese e nje koalicioni te drejtuar nga PS-LSI?

Ardhja ime ne drejtimin e Partise Demokristiane si drejtues i FDSH-se, ne pozicionin e zv/kryetarit nuk ishte e rastesishme dhe e pa miremenduar pasi çarjet dhe problemet ne kampin tone demokristiane ishin
prezente, kembekryq nga e mbrapshta. Vajtja ime ne pozicionin e zv/kryetar i PDK-se,se pari ishte frymezim i imi dhe rrjedhes time familjare, ishte origjina e familjes time anti-komuniste, pse jo ishte
apeli i ndergjegjes time per te kontribuar per demokristianet. Asnjehere ne jeten time nuk kam menduar te jem njeshi, por as i fundit  pasi gjithnje kam qene krenar e me kembe ne toke. Dua te bashkepunoj edhe me ata qe nuk mendojne si une, me shprese se do mirekuptohemi gjate udhetimit tone politik.
Familja demokristiane sot eshte e vogel dhe jo per fajin tim apo edhe te nje pjese te mire qe me zgjodhen mua si zv/kryetar, por dikush eshte fajtor e pergjegjes te cilet nuk pergjigjen e normalisht duhet
lene menjane, duke menduar per rrugen tone te re.
Ndersa individe me prejardhje komuniste apo komunist duhet pare, por ish sigurimsat nuk duhen future ne deren tone. Sot jemi ne kohe fushate elektorale ndaj dhe une nuk deshiroj te shpjegoj gjithe problematiken, me prirje per fuqizimin e me te ardhme progresiste per demokracine kristiane,
Ajo çfare une dua te deklaroj si zv/kryetar I PDK-se, eshte se vleresoj vendimin politik te Partise dhe kryetarit  Nard Ndoka duke i bere thirrje secilit votues shqipetare te votojne me 21 qershor per
Partine Demokristiane, fryme e shendoshe e pa inkriminuar dhe ure lidhese e Shqiperise me Europen.
Persa i perket Lezhes deklaroj se do thyej rregullat me mirekuptimin e eksperiences Demokristiane, do mbeshtes z. Fran Frrokaj nderin e qytetit tim, do largojne Sheikun e vogel ne preher te Metes Viktor
Tushen. Kandidati Fran Frrokaj, merr mbeshtetjen time dhe te demokristianeve pasi rrjedh nga nje familje e shendoshe me frymezim te paster kristian, personalitet elitar, korrekt e burre i maturuar. Ndersa vendosmeria ime per te larguar Sheikun e vogel te Metes Viktor Tushen eshte per keto asye :
1. shkaterroi qytetin me ndertime pa kriter dhe sot s’kemi ku leme as bicikletat.
2.shkaterroi historine e qytetit me ndertime ne zonat arkeologjike dhe turizmin.
3.shkaterroi shkollat duke mos i mirembajtur dhe harxjon leke per sheshe qe ishin te rregullt
4. nuk ndertoi per 8 vite nje muze per Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti ne Lezhe .
5.mbuloi me beton muret ilire me paturpesine qe e karekterizon.
6.nuk vendosi ne asnje shkolle ngrohje e po u tallet me femijet e lezhjaneve te presim sa te dali dielli se do ngrohen.
7.shkaterroi kinemane e qytetit dhe ndertoje nje bordello mbi te me 4 yje 15 kateshe.
8.mashtroi komunitetin rom, ndersa u hoqi 130 familieve rome asistencen sociale.
9.ka 8 vite qe ska bere asnje investim ne rruget e Lezhes, ndersa tani prishi sheshin dhe rrugen qe ishte ne rregull dhe e beri me gure nga Valdaostat (Itali) sikur s’kishte gure ne Shqiperi.
10.tenderat qe jane bere ne Lezhe ia jep vetem nje klienti qe eshte simpatizan i LSI sikur Lezha ska asnje firme tjeter.

Ndocaj ne zgjedhjet e fundit parlamentare ju ishit nje nga emrat ne listen e PS per deputet per Qarkun e Lezhes, me pas pati nje distancim tuajin, madje duke artikuluar akuza ndaj lidershipit te kesaj partie. U zhgenjyet nga Rilindja apo u genjyet ne Kohen kur u perfshite ne listat per deputet?

Po. Është e vërtetë se isha kandidati i Partisë Socialiste në Lezhë. Une u genjeva ne kohen kur u bene listat per deputet dhe u zhgenjeva nga Rilindja, sepse edhe pse me rreshtuan ne listen e turpit te 6-in isha une ai qe solla fitoren ne rrethin e Lezhes duke investuar mbi 600 milion lek  te vjetra dhe sot zonja Mimi Kodheli as qe begenis ta shikoje Lezhen as qe begenis te takohet me lezhjanet as qe begenis te
kete marredhenie njerezore me mua dhe familien time qe e kam mbajtur ne shtepine time stafin e saj dhe i kemi krijuar mbrojtje me njerezit e mi per 60 dit qe qendroi ne Lezhe. Ajo ne disa takime qe kam pasur
kur po fillonte largimin ndaj meje, shprehej se qytetaret e Lezhes e kishin zhgenyer dhe se s’kishin burreri. Por ishin ata qytetare qe e bene ministre bashke me investimin tim dhe matrapazliqeve
qe beri me shitjen e Lezhes totalisht tek LSI. U genjeva tek Programi i atëhershëm pasi ishte shumë ambicioz dhe për këtë iu bashkova kësaj force politike. Këtë e bëra jo se kisha përkatësi të njëjtë politike, por për fat të keq Shqipëria akoma nuk ka një parti të djathtë ku të përfaqësojë të persekutuarit dhe kategori të tjera që janë aleatë natyrorë. Në Lezhë kjo situatë u bë edhe më problematike kur Rama promovoi dhe mbështeti sheikun e Ilir Metës, kryebashkiakun Viktor Tusha. Në këto kushte, nuk pashë emrin e Partisë Socialiste, por më pëlqeu ambicia politike që kishte ish-lideri i opozitës, Edi Rama. Por
me bashkimin me LSI-në çdo gjë mori fund. Ne bëmë aleancë me të korruptuarit e qeverisë Berisha, të cilët morën 50% të pushtetit. Aty vdiq Rilindja dhe shpresa. Unë isha kundër këtij sekti politik, kundër
këtij bashkimi me një forcë politike që si bazë ka shitblerjen e votes së lirë, pra blerjen e lirisë së çdo individi.

Referuar edhe mbeshtetjes suaj ne Qarkun e Lezhes, a mendoni se per zgjedhjet e 21 Qershorit bete zgjedhjen e duhur duke mbeshtetur kandidatin e PD, apo do te ishte me mire te kandidonit si I pavarur?

Vendimi nuk eshte i rastesishem, por rrjedhoje e zhvillimeve te fundit politike ne vend, e kryesisht ne Lezhe, qytetin te cilit une doja ti dedikoja me shume se veten time. Objektivi me te cilin udhetuam per disa kohe bashke nuk i dedikohet nje interesi te ngushte momental apo personal, por nje deshire te hershme dhe qe ende vazhdon te buroje per te bere me te miren per qytetin tim, qe ne fakt eshte
qyteti i te gjitheve. Ambicia ime ishte te perfaqesoja te gjithe lezhjanet, duke administruar qytetin tone si kryebashkiaku i saj.
Ideali qe vazhdon te jete udheheqesi im, eshte qe Lezha te ece perpara, te zhvillohet, te lulezoje dhe te kete nje stabilitet ekonomik. Une vazhdoj te jem i bindur se ky rezultat ,krejtesisht normal per nje qytet si Lezha, mund te arrihet nepermjet nje sipermarresi te suksesshem qe vendos ne sherbim te ketij rezultati
djersen, aftesine dhe eksperiencen e tije disa vjecare. Eksperienca me ka mesuar se pikesepari duhet te jem realist: politika e felliqur e partive jo vetem ka helmatisur idealet, por ka larguar qytetaret nga
ata qe i perfaqesojne. I ardhur si nje model qe beson tek institucionet e pse jo edhe drejtuesit e tyre, deri sot kam qene teper i ingranuar me partite politike, por kam besuar shume edhe kreret e tyre. Sot jam
i qarte, ashtu sic cdo njeri e ka te qarte se lojrat e partive politike e kane mbytur shpresen per nje ndryshim. Keto ishin motivet per te cilat besova se qytetit tone i duhet nje kryebashkiak i pavarur
politikisht e qe nuk ka konsum dhe kostum partiak, por kam vendosur qe ky individ i pavarur politikisht, por qe gezon mbeshtetjen e qytetareve te mos jem une. Une dua qe te vendos para ambicies time, idealin tim: Duhet te fitoje Lezha e jo partite. Per keto motive kam vendosur qe per zgjedhjet e 21 Qershorit te mbeshtes kandidatin e djathte, por qe mendoj se do te jete kryetari i te gjithe lezhjaneve, Fran Frrokaj.
Mbeshtetja ime nuk eshte per partine Demokratike, por i jepet nje individi te cilin mendoj se ka se cfare ti jape Lezhes.
Duke qene se ne nje process zgjedhor ne Shqiperi eshte bere e udhes te blihen votat apo te manipulohen ato, Ju sin je nga zerat kryesore ne mbeshtetjen e kandidatit Frran Frrokaj, do te jene ne gjendje apo keni mekanizmat e duhur per te mos lejuar tjetersimin e votes?

Une jam i bindur se efekti i blerjes se votes eshte drejt zhdukjes sepse ky popull duhet te kuptoje se nje here ne kater vjet kane mundesi te hakmerren ndaj nje krytari apo kryeministri dhe kjo eshte vota e lire. Disa zgjedhes nuk e kuptojne se duke u shitur tek keta hajduda, sepse vetem nje qe s’ka bagazh dhe kerkon te vjedhe vjen dhe te ble voten, duke e pare si rrugen me te shpejte per te arritur  pushtetin, qe per 4 vite ti zdo kesh asnje sherbim dhe sdo kesh asnje mundesi te ushqesh familien tende, sepse je ti ai qe ke humbur forcen dhe dinitetin per ti thyer hunden cdo kryetari , pra je nje viktime e vrare me doren tende. Ke shitur buken e femijeve te tu , ke shitur burrerine, ke shitur shpirtin tek djalli qe te ka ardhur ne dere i veshur me kostum dhe kollare dhe me ze te embel si te nje murgu. Po ky do e trashi
zerin pasi te jete ne karrige duke te nxjerre jashte me preteksin se te kam blere, duke mos te kryer asnje sherbim dinjitoz, dhe duke te shembur shtepine apo lokalin sepse keshtu i pelqen. Mbeshtetja ime ndaj Fran Frrokajt eshte se ky ka kandiduar ne Shenkolle dhe ka fituar 70 me 30 ndaj rivaleve te tij per here te 3 dhe kjo e ka nje domethenie, pra ky zotria eshte i pelqyer nga komuniteti sepse ju ka kryer sherbimet
dhe i ka dhene dinitet per aq sa ja ta lejon ligji, si drejtues ne komunen e Shenkollit. Kurse krytari i sektit monetare te LSI, Tusha, eshte thjeshte nje burratin ne karrige ku po paten rrezik lezhjanet ta kene perseri ai eshte i telekomanduar nga kjo force politike per mashtrim.
Ne disa deklarime tuaja e cilesoni qeverisjen locale aktuale ne Lezhe si sektin Meta, madje keni apeluar per largimin e tij. Sipas jush, cilat jane arsyet qe me 21 Qershor qytetaret e Lezhes nuk duhet te votojne kandidatin Tusha te propozuar nga ASHE?

LSI si baze per te fituar zgjdehejt ka blerjen e votes sepse edhe me 23 qeshor ajo e bleu mandatin ne Lezhe po edhe ne 2011 Tusha i bleu lezhjanet nen siglen e LSI-se. 24 ore para mylljes se fushates keta dalin si djalli naten me thase me lek duke iu blere dinitetin njerezve sepse s’ka asnje program te denj per Lezhen po edhe ato qe ka prezantuar nder vite s’jane rralizuar , pra nje mashtrues ordiner dhe nje sekt
monetare sepse Lezhen e duan keta te LSI, sepse Tusha s’mund te pretendoje me se e ka mbushur dosjen per arrestim. Tani tusha eshte thjeshte nje ushtar i Monikes, asgje me teper  per kete s’duhet te votohet ky
njeri nga lezhjanet.  Une kerkoj nga qytetaret shqiptare qe kete rast mos te genjehemi edhe nje her nga kjo dyshe Rama-Meta qe na mashtruan me 23 qeshor se do sjellnin rilindjen po sollen vdekje dhe skamje ,
njerez qe po vetvriten , njerez qe po perfundojne ne burg se s’kane asnje rruge tjeter , njerez qe po largohen nga syte kembet neper Europe si ne 92 , njerez qe po kalojne te semure psiqik nga hallet dhe
problemet . Pra kjo dyshe sollen Ferrin ne shqiperi jo Rilindje. Dhe pikerisht Për të luftuar shit-blerjen e votës ish kandidati I PS-së Eduart Ndocaj së bashku me politikanë të tjerë ka njoftuar krijimin e Fondit të Demokracisë. Kemi vendosur te krijojme “Fondin e Demokracise”. Ne mendojme se kanceri i demokracise shqiptare eshte shit-blerja e votes,  e cila bazohet mbi sistemin politik te inkriminuar, mbi pasurimin e
politikaneve ne menyre te paligjshme, mbi korrupsionin e varferimin e qytetareve deri ne skamje. Ne mendojme se LSI eshte partia kryesore qe shit-blerjen e votes e ka mekanizem kryesore per fitore elektorale e ka te dhena se do te beje namin ne te gjithe Veriun, ku realiteti ekonomik eshte akoma mesjetar. Ne, permes “Fondit te Demokracise” kemi vendosur te ofrojne deri ne 5 mije euro, cash per cdo rast te denoncimit me video, me ze dhe me dokumente te rasteve te tentatives se blerjes se votes.
Kete “Fondin e Demokracise” do e shtrijme ne gjithe Veriu me keto cmime sipas zonave. 5 mije euro per cdo denoncim me fakte video.
Ne kendveshtrimin Tuaj politik, zgjedhjet e 21 Qershorit I shihni te lidhura me nje vote te shqiptareve per vleresimin e punes se Qeverise, apo thjesht nje vore per zgjedhjen e administratoreve locale, sikunder shprehet Kryeministri Rama?

Ajo qe s’kam kuptuar tek Kryeministri Rama eshte se ajo qe po ben eshte shkelje e Kushtetutes qe duke thene se po votuat kandidatet e opozites nuk mund te qeverisin bashkine se qeveria eshte e majte dhe s’do ket bashkpunim. Nje kryeminister qe trrgon barsaleta kur populli po lufton per mbijetese , nje kryeminister qe shoqerohet me njerez te theksuar me probleme me ligjin ne Shqiperr dhe ne Europe e me gjer , nje kryeminister qe kerkon te mbjelli terror tek popullata me forcen e burgosjes dhe largimit nga puna, pra Rama kerkon te marri edhe bashkite dhe ta kthejme nje nje parti vendin dhe nje lider. Po kete ne e kemi kaluar nje here, ishte diktature e Enverit per 50 vite. Pra ai po kerkon te instaloje diktature ne kohe moderrne qe eshte ne dem te demokracise dhe aspirates sone per ne BE . Une shpresoj qe opozita te dali e forte ne keto zgjedhje sepse duhet balancim pushteti jo se jam dakort me z. Basha, sepse edhe ai eshte nje lider i deshtuar ne keto zgedhje, sepse percau te djathten duke larguar aleatet duke mos u dhene asgje ne kembim te besnikerise dhe bashkepunimit sic beri me PDK. Nje aleat i rendesishem e trajtoi njlloj si nje parti fantazem sic jane ato qe kan nga nje vule ne corape dhe parti familiare me 900 vota . Pra PDK kerkoi disa bashki ku mund ti fitonte me siguri sic ishte Lezhea me kandidimin tim apo sic ishin te tjerat me kandidat Demokristiane potencial .
Se fundmi, si e shpjegoni faktin qe pa nisur ende fushata zgjedhore, zyrtarisht, ne Qarkun e Lezhes ka pasur takime te shpeshta me pranine e Kryeministrit dhe Kryetarit te Kuvendit ne mbeshtetje te kryebashkiakut ne detyre?

Kryeministri po gabon në çdo aspekt sepse shihet qarte se Tusha e ka te humbur Lezhen dhe per kete po mundohet e gjithe qeveria  duke e mbeshtetur kete individ tashme specie ne zhdukje ne politiken
shqiptare sepse kjo qeveri i pergatiti dosjen per ne burg keti kryetari te mashtrimit, por tani Rama dhe Meta diku kan gjetur rrugen e bashkepunimit edhe me keta individe te korruptuar dhe korruptohen edhe
qeveritaret. Gaboi më 2 prill me Aleancën e Turpit, gaboi me Lezhën, ku ia shiti totalisht atë forcës më të korruptuar siç është LSI dhe e “shpërbleu” me një karrige ministrie zonjën Kodheli. Ajo shiti
gjithë lezhjanët që i besuan dhe që atë ditë që vuri këmbën në Ministri. Kujtoj se vetem 1000 thasë bosh në përmbytje i ka sjellë Lezhës. Gaboi tek njerëzit që i dhanë qeverinë siç jam unë që investova 600 milionë lekë dhe as që bëhet fjalë të jenë mirënjohës këta “çunat e Bllokut”, po gabon me socialistët e vjetër që nuk i pyet për asgjë, gaboi edhe në ndarjen territoriale ku më i diskriminuar është Veriu dhe Mirdita. Në fillim ishte Enveri që e ndau në vitin 1949 Mirditën në 5 rrethe dhe Rama ia plotësoi amanetin pas kaq vitesh, e rindau edhe një here në 2014. Gaboi me CEZ-in ku i njohu 100 milionë euro debi asaj firme fantazmë që për 6 vjet vodhi gjithë shqiptarët dhe Berisha e përzuri por ky e ripruri prapë dhe i dhuroi edhe qindarkat e fundit të shqiptarëve që ua morri me dhunë nga xhepi. I futi njerëzit nëpër
burgje, i detyroi të vrasin veten, të shesin lopën apo tokën për të larë një borxh qe nuk e kishin krijuar ata, por qeveria Berisha dhe ky vetë. Emëroi në disa qytete njerëz me precedentë penalë, ku opozita tashmë ka dhënë edhe provat e saj. Madje edhe ndërkombëtarët sot nuk janë të kënaqur as me PS-në dhe as me PD-në. Shqiptaret edhe më 21 qershor janë në udhëkryq për të zgjedhur njeriun e tyre, duke qenë të
detyruar të zgjedhin jo njeriun e tyre, por njeriun e krimit, njeriun e përzgjedhur e të komanduar nga një lider, ndryshe e kanë të hapur derën e burgut po nuk iu nënshtruan liderit të ri shpirtëror. Pra, Rama është në sens unik kundër programit të vet. Në Lezhë, Rama promovoi njeriun që i përgatiti dosjen për ta arrestuar për abuzime me lejet e ndërtimit. Janë 129 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin mbi zonën arkeologjike që ka dhënë Viktor Tusha.

Leave a Reply