Eduart Ndocaj: Pse s’flet Edi Rama? Shqiptarët në Maqedoni janë tradhtuar nga Tirana zyrtare

Home » Kryesore » Eduart Ndocaj: Pse s’flet Edi Rama? Shqiptarët në Maqedoni janë tradhtuar nga Tirana zyrtare

By Redaksia on May 10, 2015. No Comments

eduard-ndocajKumanova u zgjua mengjesin e 8 Majit ne terror, me zhurmat e krismave te armeve dhe raprezaljes nga policia dhe ushtria maqedonase.

Kjo ishte nje tjeter ngjarje e sajuar nga sllavet per te perbaltur kauzen e Shqiptareve, te cilet gjithnje kane treguar se jane shtet formues por qe nuk durojne dot neperkembjen ne token e tyre nga i paftuari.

Shqiptaret e Dibres se Madhe ne token e zaptuar padrejtesisht nga nje shtet pa emer, me 9 Maj pane edhe njehere tjeter sajisjen qe duan te nxisin barbaret per nje komb qe jeton ne token e tije prej mijera vitesh, e keta jane as me shume e as me pak por Kumanove e qytete te tjera te vendosura ne territorin e republikes se maqedonise. Pa kaluar nje ngjarje, sherbimet sekrete maqedonase, policia e ushtria gjejne menyra te ndryshme per te mesymur drejt Shqiptareve ne shtepite e tyre, kjo si nje metode per ti mbajtur nen terror e ndoshta per ti detyruar te largohen nga trojet e tyre.

Skenare te tilla nuk kaperdihen nga Shqiptaret, te cilet jeten ia kane faluar gjithmone vatanit te tyre, e keshtu do te vijoje nder breza. Ne nje situate te veshire per Shqiptaret e Kumanoves dhe ne gjithe Dibren e Madhe, shteti i tyre ame mjaftohet me denimin e akteve te dhunes dhe vijon heshtja. Ministri i Jashtem ka harruar se jane qindra mijera Shqiptare ne Diber te Madhe per te cilet e ka per detyrim te kujdeset e te kujtohet sepse jane pjese e nje kombi qe gjithmone ka luftuar vetem per liri dhe asnjehere per te pushtuar.

Nje minister qe cdo mengjes pi ende qumesht nuk mund ta dije se kush jane hallet e shqiptareve jashte kufinjve londineze, ndersa ka mesuar permendesh duke rikujtuar se Marreveshja e Ohrit eshte esenciale per harmonine dhe maredheniet nderetnike ne maqedoni.

Perkunder ministrit qe hesht dhe nuk e di se cfare po ndodh me bashkombasit e tije, Shqiptaret jane me te bashkuar se kurre per te mbrojtur veteveten nga agresionet sllave. Shqiptaret ne cdo skaj te globit duhet te denojne me force dhunen dhe raprezaljet e policise dhe ushtrise maqedonase ndaj shqiptareve, denimet me akuza te montuara dhe inskenimet e ndryshme per te perbaltur nje popull qe e njeh mire e gjithe Europa.

Fronti Demokristian Shqiptar apelon per unifikim te qendrimit mbareshqiptare per Komunoven dhe gjithe Dibren e Madhe, pregatitjen e nje rezolute qe donon ashper politiken maqedonase te ndjekur ndaj Shqiptareve ne trojet e tyre, permbushjen e plote te marreveshjes se Ohrit dhe dhenia e te drejtave qe meritojne Shqiptaret pertej Shqiperise aktuale.

Vetem bashkimi ne nje faktor te vetem do te ishte nje fale me shnet Gruevskit e tjere Viçeve qe çirren per te fajesuar ne cdo rast Shqiperine dhe Shiptaret. Vazhdojme te ndjekim me intensitet edhe ne vazhdim situaten nepermjet kontakteve me perfaqsuesit e FDSH-se ne Kumanove per te thirrur nje ze te forte qe mbron interesat e Shqiptareve qe cenohen ne vazhdimsi. Zoti e bekofte Kumanoven dhe gjithe Dibren e Madhe, Zoti i bekofte Shqiptaret.
Krytari Fdsh dhe
Zv.kryetar pdk
Eduart Ndocaj

Leave a Reply