Ekskluzive ministri BeqajDuke vjedhur qytetaret / OBSH po heton skandalin e ilaçeve në Shqipëri

Home » Kryesore » Ekskluzive ministri BeqajDuke vjedhur qytetaret / OBSH po heton skandalin e ilaçeve në Shqipëri

By edi on May 22, 2015. No Comments

Skandali me ilaçet që u denoncua sot në parament nga kryeministri Berisha është konstatuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ai po kështu është bërë objekt hetimi i kësaj organizate që pritet të publikojë edhe një raport mbi mekanizmin e vjedhjes së barnave të rimbursueshme. Dëmi sipas opozitës është 1.5 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk u përgënjeshtrua nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që e pranoi vjedhjen e kryer nga ISKSH. Burime të lapsi.al thanë se ekspertët e OBSH kanë zbuluar se një listë e gjatë barnash rimbursohej ende pa u futur në Shqipëri. Përmes recetave false jepeshin rimbursime për sasi të mëdha ilaçesh që në Shqipëri hynin disa muaj më vonë.

OBSH ka zbuluar po ashtu se në Shqipëri, në periudhën dhjetor 2013 – prill 2014, kur është konstatuar vjedhja, janë futur në Shqipëri sasi barnash disa herë më shumë sesa nevoja që ka popullsia. Vetëm insulinë është futur një sasi dy herë më e madhe sesa do të nevojitej nëse e gjithë popullsia shqiptare do të vuante nga diabeti, thuhet në raportin që OBSH pritet të publikojë në lidhje me këtë skandal të përmasave të mëdha.

Nga hulumtimi i ekspertëve të OBSH rezulton se nga ky aktivitet kriminal përfitonin disa shtëpi farmaceutike dhe disa farmaci fantazmë, që importojnë medikamente të ndryshme kontrabandë. Janë barna kryesisht për sëmundje të rënda, të pashërueshme, që të prekurit prej tyre i përfitojnë falas, pasi subvencionohen nga buxheti i shtetit.

Një pjesë e madhe e buxhetit për rimbursimin mendohet se është vjedhur përmes kësaj skeme. Ish kryeministri Berisha akuzoi si organizator të saj nëndrejtorin e ISKSH –së dhe vetë Ministrin e Shëndetësisë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka këtë raport prej prillit të vitit 2014 dhe e ka mbajtur të fshetë për të mbyllur skandalin. Lapsi.al

Leave a Reply