Ekzekutimi i 3-fishtë në Tiranë: Nipi merr hak për dajen

Home » Aktualitet » Ekzekutimi i 3-fishtë në Tiranë: Nipi merr hak për dajen

By Redaksia on May 27, 2015. No Comments

11 22Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën rreth orës 19:00 të së mërkurës, ka pasur si shkak larjen e hesapeve.

Të paktën kështu bëhet e ditur nga burime policore ende të pakonfirmuara në rrugë  zyrtare.

Njëri nga viktimat, Mentor Lufi 39 vjeç ka gjetur vdekjen ne spital, ndërsa Gerti Goxhaj, Besnik Sulku kanë vdekur në vend.

Konflikti mendohet të jetë i vjetër, pasi Mentor Lufit para disa muajsh i kanë bërë atentat tek lokal Dante. Ngjarja ku është plagosur daja i autorit (Sulku), ka ndodhur para disa muajsh në një lokal afër stadiumit Dinamo.
Pas atentatit Mentor Lufi levizte i shoqëruar me nipat e vet.
Sot Mentori dhe nipat e vet dhe Gerti kanë qenë në kafe, por sa kanë dalë nga kafja Besnik Sulku, ka qëlluar mbi Gerti Goxhajn dhe Mentor Lufin.
Nipi i Mentor Lufit M.D ka ndjekur disa metra atentatorin dhe e ka qëlluar për vdekje atentatorin Besnik Sulku.
Dyshohet se bashkë me atentatorin Besnik Sulku ka qenë dhe nje shtetas italian, i cili eshte i goditur nga automjeti dhe eshte shoqeruar ne polici
Policia me nderhyrjen e menjehereshme ka rrethuar zonen dhe brenda me pak se 4 minutaash ka kapur autoret e dyshuar te vrasjes si dhe janë shoqëruar edhe disa persona te tjere
Emrat pritet të bëhen publikë më vonë për shkak te hetimit.

Dyshohet se konfikti mes grupeve rivale i ka rrënjët me te hershme dhe se perplasjet mes dy grupeve nuk jane te castit. Personat e arrestuar dhe viktimat deri tani thuhet se jane te gjithe me origjinë nga Qarku i Dibrës.

Në vendngjarje shkoi menjëhere edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Leave a Reply