Fran Frrokaj nje shprese per Lezhen:Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll.

Home » Kronike » Fran Frrokaj nje shprese per Lezhen:Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll.

By edi on May 25, 2015. No Comments

10014424_938703536180828_8806126522604388018_o 11261598_938704659514049_3499203653171077062_o 11149631_938705176180664_4663368737755933083_o 11336808_938704956180686_914663853326068091_o 19385_1615591005319349_824011474221720152_n11236466_1615591151986001_3125559257113084815_n 11264972_1615590718652711_7998256785251986762_n 11057702_1615617558650027_4622808347891116126_n 11236466_1615591151986001_3125559257113084815_n 10336608_1400426800285163_9181115110520583273_n 11312643_10205683529961177_6203553414786163079_o Z. Basha ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet, rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim, tha zoti Basha, refuzuan dhe amendamentet e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë etj.

“U çuam amendamentet për hallet e problemet e mëdha të Shqipërisë, për premtimet e tyre të harruara. Rrëzuan amendamentin tonë për uljen e tvsh për energjinë elektrike, nga 20 në 6%, në mënyrë që familjet shqiptare ta paguanin më lirë energjinë elektrike, rrëzuan amendamentin tonë për rritjen e rrogave e pensioneve. Të tilla amendamente rrëzuan një nga një, duke përfshirë amendamentin për punësimin e rinisë ku i propozuam të hiqnin taksat për ato biznese që punësojnë të rinj, për të paktën një vit. Refuzuan kështu, jo propozimet e opozitës por refuzuan hallet e problemet e qytetarëve”.

Nga Lezha, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Këto, tha Basha janë interesat jetike të qytetarëve të cilat do i konfirmojnë dhe me votën e tyre të 21 qershorit, ky është prioriteti i PD.

“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm. 21 qershori është dita kur ne do i japim mesazhin tonë më të bashkuar e më të fortë që ka dhënë ndonjëherë Shqipëria demokratike”.

Në takimet me banorët e Shënkollit, z. Basha është njohur me shqetësimin e banorëve për faturat e larta dhe abuzive të energjisë elektrike, mungesën e subvencioneve, rritjen e çmimit të naftës, çka e ka bërë më të vështirë punimin e tokës dhe dhunën e presionin që policia ushtron ndaj tyre edhe kur dezinfektojnë produktet bujqësore.

“Nuk i shohin hallet tuaja, nuk duan t’i dëgjojnë hallet tuaja, papunësinë, varfërinë, taksat e larta, çmimet e papërballueshme të karburantit e energjisë ndaj dhe në 21 qershor thonë nuk është koha të merremi me hallet e shqiptarëve. Unë ju them sot nga Shënkolli, 21 qershori është dita e zgjidhjes së halleve tona”

Leave a Reply