Greqia kundër emërimit të Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit shqiptar

Home » Aktualitet » Greqia kundër emërimit të Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit shqiptar

By Redaksia on May 22, 2015. No Comments

greqi1_5Ka qenë i ashpër reagimi i Ministrisë së Jashtme Greke ndaj emërimit të Shpëtim Idrizit në postin e nënkryetarit të kuvendit shqiptar.

I pyetur nga gazetarët grekë në Athinë, zëdhënësi i kësaj ministrie  është shprehur se: “Përzgjedhja në poste të larta në organet institucionale të shtetit e personave që janë mbartës të pikëpamjeve me pretendime territoriale, të cilat nderlidhen me të kaluarën fashiste dhe naziste të Europës, nuk promovon miqësinë, bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, dhe natyrisht nuk ndihmon perpspektivën europiane të Shqipërisë”- përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme Greke.
Shpëtim Idrizi u zgjodh dje nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, një votim që ringjalli debatin mes kreut të PDIU-së dhe kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe që pasoi dorëheqjen e këtij të fundit nga ky pozicion, duke akuzuar institucionet se janë shndërruar në “plaçkë këmbimi”.

Leave a Reply