Ivica Daçiç përfshihet në skandal seksual, zbulohet lidhja me dy femra

Ish-Kryeministri serb, tani minister i Jashtëm, Ivica Daçic është në qendër të vëmendjes së publikut serb në lidhje me çështjen e pretenduar seksuale me dy pjesëmarrëse të famshme në një ‘Reality Show me Çifte’- shkruan e përditshmja serbe Kurir.

Bëhet fjalë për një ish-anëtare të grupit “Modelsice” Ruzica Veliçkovic e cila në gjendje të dehur ka pranuar se ajo dhe Natasha e cila gjithashtu konkurrojnë në këtë shfaqje, kanë pasur marrëdhënie seksuale me Daçicin dhe se ai i ka paguar rreth 300 euro.

Ish-kryeministri deklaroi se kjo është një gënjeshtër dhe se për këtë gjë do të ngrejë padi.