Jak Perleka,shembulli i Mirditorit antikomunist.

Home » Kryesore » Jak Perleka,shembulli i Mirditorit antikomunist.

By edi on May 24, 2015. No Comments

10385563_837994096283413_7608884196816512606_n31312_119463454761151_4654893_n 31312_119463448094485_2143140_nJak Perleka,lindi ne Rubik<Kryezez>,ne 1 Nentor te vitit 1920!Ai ishte pinjolli I nje familje-je me vlera,ku ne shekuj kultivuan patriotizmin dhe atdhedashurine!Qe ne vogeli,Jaku,u formua dhe ju injektuan ne botekuptimin e tij dashuria per atdheun dhe fene e Krishtit!Jaku,ishte I biri I Mark Perlekes<dhe I nipi I Marka Prend Dudit,njerit nder kreret e kryengritjeve anti-osmane ne malesine e Lezhes,qe u vra ne luften e Durresit me 16 Gusht 1912 ne Rrrushbull te Durresit(I cili permendet dhe ne vepren madhore te Gjergj Fishtes:Lahuta e Malesise>.Mark Perleka njihej ne krahine dhe me gjere per pjesemarrjen ne kryengritjet e vitit 1911-1912,ne luften e Durresit<viti 1914> dhe pjesmarres ne disa kuvende beselidhjesh ne malesine e Lezhes dhe Mirdites,si:Kuvendi I Manatise,25 Maji 1912-Kuvendi I Rrasfikut,etj.Jaku,qe ne moshen shtate vjecare mbeti jetim,nga vdekja e parakoheshme e te tij,Markut!Jaku,kaloi nje femijeri te veshtire ne mungese te te atit,dhe u detyrua qe heret te filloje pune ne gurore dhe te mbaje mbi shpine barren e rende te familjes.Ne moshe te re ishte pjese organizatoreve te greves se minieres se Rubikut,ne vitin 1938….Pas vitit 1941 lidhet me forcat nacionaliste te Mark Gjomarkut,ku u be pjese e vullnetarve ne Lume,ne vitin 1941,ku kishte vullnetare nga 12 bajraket e Mirdites.U zgjodh komandant I vullnetarve bashke me Zef Marka Tucin e Nderfushazit:Zef Marka Tuci komandant I vullnetarve Kukes-Bicaj-Mames,Jak Perleka komandant I vullnetarve Kolesian-Nimisht.Pas ardhjes ne pushtet te komunistave radhitet perkrah forcave nacionaliste,ku ne malesi te Lezhes vepronin cetat antikomuniste te Zef Nikoll Perbibes dhe Ndue Llesh Pjetrit(bajraktarit te Manatise).Me 6 maj 1946 merr pjese ne kuvendin e Rreshenit(Kthelle) bashke me kusherinjte e tij, Zef Nikoll Perbiben,Marka Cup Leken dhe Gjok Perleken.Ne kete kuvend pati perfaqesues nga 12 bajraket e Mirdites te kryesuar nga Mark Gjomarkaj, si dhe perfaqesues nga Lura,Mati dhe Kruja. Me 12 maj 1946 mori pjese ne kuvendin e Nderfushazit ku moren pjese perfaqesues nga 12 bajraket e Mirdites.Ne kete kuvend u hartuan listat dhe u caktua nje organike ushtarake per fillimin e kryengritjes,prej 12000 vullnetaresh nga 12 bajraket e Mirdites te plotesuar me ushtare,nen-oficere dhe oficere. Ne vitin 1951 kthehet ne shtepi per arsye familjare(rast vdekje),ku spiunohet dhe kapet nga forcate e ndjekjes.Vuan ne burgjet e sistemit komunist,ku perballet me turtura fizike c’njerezore,por me karakter te hekurt dhe fisnikerine e deres s’e vet dhe mirditorit,nuk nxjerrin asgje prej tij!!Per mungese provash,lirohet pas rreth nje viti dhe kthehet ne shtepi!!Por edhe pse Jaku,tashme bente nje jete famljare dhe punonte nate dite per te mbajtur familjen,ai I ishte I perbetuar kundra komunizmit dhe ne menyra konspirative ndihmonte aktivistet antikomuniste,qe akoma rezistonin ne malet e Mirdites!Komunistet dhe larot e tyre edhe pse nuk kishin asnje mundesi qe te gjurmonin kontaktet e Jakut dhe ta akuzonin,te hidheruar dhe nga fakti qe,ai nuk u konvertua ne nje prej tyre,me makinacionet dhe ‘formulat’ e tyre,qe tashme njihen boterisht dhe I kane vuajtur ne kurriz shume shqiptare te ndershem dhe patriote,e riburgosen ate!Pas shume torturash ne qelite famekeqe te Burrelit,prokuroria dha pretencen:Pushkatim!!Pas shume seancash,gjykata vendosi deminin:25 vjet burg!! Gjate kohes qe ‘bishat’ e prokurorise dhe sigurimit,torturonin<edhe me korent> dhe merrnin ne pyetje Jakun,sic merret vesh shume kohe me pas,ku u tregon krejt rastesisht njerezve te njohur nga Rubiku,ish-prokurori I qeshtjes<K.A,nga Erseka> dhe pjesmarrjes ne tortura!Gjate torturave,ai,Jaku ,u ishte drejtuar me disa fjale burrash:”Do t’vije ni dite,qe njerezit do t’iu njofin,dhe k’shtu si po ma bani ju mue,do t’iua bajne ju”! Jaku lirohet pas nje amnistie ne vitin 1963,pasi kishte vuajtur 6 vjet burg! Ai,ju perkushtua familjes dhe punes,por asnjehere si vdic shpresa se komunizmi,do vije nje dite e do te ‘vrase veten,si akrepi’. Demokracia,e gjeti ate ne nje moshe te vjeter,por me mendime te kthjellta dhe ne nje gjendje ekonomike mjaft te mire,te akumuluar nga vite te tera pune intensive me djerse e mund! E kishte pritur nje gjysme shekulli demokracine,e me ne fund ajo erdhi,mosha por dhe mos-mundesia e kohes ne rini per tu shkolluar,nuk I jipte ambicjen per te marre pjese aktive ne partine Demokratike te sapoformuar,ama,ai bente gjithcka qe te ndergjegjesonte njerezit,qe demokracia po I jep fund enderres s’e keqe 50 vjecare qe kishin jetuar! Ne Janar te vitit 1991,Jak Perleka dhe nipi I tij Pal Perleka ishin inisiatoret kryesore qe ne kishen e Rubikut te jepej mesha e pare pas shembjes se komunizmit!Ishin po ata qe,priten Pater Leon Kabashin,qe predikoi te paren meshe,pas afro 40 vitesh! Jak Perleka,vdic ne moshen 90 vjecare,pas nje jete te larmishme dhe te vuajtur!! /Nga:Gert Vlashi-Juljan Vlashi/

Leave a Reply