Janar-prill: Kredia në pikiat, ekonomia pa oksigjen drejt tatëpjetës

Home » Aktualitet » Janar-prill: Kredia në pikiat, ekonomia pa oksigjen drejt tatëpjetës

By Redaksia on May 29, 2015. No Comments

banka-e-shqiperise-300x1991-300x199Pas tkurrjes së eksporteve, huadhënia e dobët e ekonomisë është një tjetër sinjal se rritja prej 3% ështënë dyshim për të thënëe pamndur

Kreditimi për bizneset dhe individët ka qenë tepër i dobët në muajt e parë të këtij viti, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të nxitur ekonominë, përmes politikës lehtësuese monetare, që ka tentuar uljen e kostos së parasë.

Sipas statistikave të institucionit monetar qendror, totali i stokut të kredisë për ekonominë në prill të 2015-s ishte 556.6 miliardë lekë, me një rënie prej rreth 0.2% në raport me një muaj më parë. Në katër muajt e parë të këtij viti vetëm në mars është shënuar një gjallërim i lehtë i huadhënies, kryesisht nga individët.

Në prill, tkurrja ka ardhur nga reduktimi i huasë për koporatat jofinanciare publike, që ka zbritur me 5%. Edhe huaja për bizneset nuk ka shfaqur ecuri të mirë, duke mbetur pothuajse në vend.

Në krahasim me dhjetorin 2014, stoku i huasë ka rënë me gati 1%, një tendencë e ndryshme nga viti i kaluar kur kredidhënie ishte pozitive, ndonëse me ritme të ulëta në rreth 3%.

Kredia për bizneset dhe individët shihet si shpresa kryesore për të gjallëruar ekonominë e dobët, ndaj rënia e saj, e shoqëruar me tkurrjen e eksporteve janë sinjale negative, që tregojnë se ekonomisë po i mungon oksigjeni.

Bankierët ankohen për mungesë të projekteve, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër janë të përqendruara në uljen e kredive me probleme që kanë ngecur në rreth 22.7% në tremujorin e parë. Bizneset nga ana e tyre, të gjendura në krizë likuiditetit përballë standardeve të shtrënguara të kredidhëniës, po i drejtohen huasë informale.

Prej katër vitesh Banka e Shqipërisë po ndjek një politikë lehtësuese monetare, duke ulur 13 herë normën bazë nga shtatori 2011, duke e zbritur në 2% aktualisht. Por, kjo masë duket e pamjaftueshme për të gjallëruar huadhëniën. Kreu i FMN-sa ka deklaruar se zgjidhja e kredive me probleme është kyçe për të çliruar kreditimin e ekonomisë por dhe për vetë rritjen. “NPL-të po bëhen një faktor pengues për rritjen dhe kjo duhet zgjidhur në nivel të lartë, qeveria duhet të marrë një pozicion lidhur me strategjinë për reduktimin e NPL-ve, ky nuk është vetëm një problem i Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Ekonomisë, duhet të jetë një çështje e politikave më të mëdha, nëse do të duhet të arrihet rritja në afatin e mesëm”, ka pohuar z.Nadeem Ilahi, shef i misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Insitucionet janë angazhuar së fundmi për një plan të ri masash për reduktimin e kredive që nuk janë kthyer në afat në ekonomi.

Leave a Reply