Kisha greke lëshon kushtrimin “Zgjohuni kundër shqiptarëve”

Home » Aktualitet » Kisha greke lëshon kushtrimin “Zgjohuni kundër shqiptarëve”

By Redaksia on May 26, 2015. No Comments

downloadIRANE- Mitropoliti grek Andreas vazhdon të provokojë me qëndrimet e tij publike anti-shqiptare. Brenda pak ditësh një nga krerët e Kishës zyrtare të Greqisë, Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, siç është titulli i tij zyrtar, ka lëshuar një deklaratë të re kundër Shqipërisë.

Me anë të një qarkoreje zyrtare me numër protokolli 33 të lëshuar nga qendra e Mitropolisë në Delvinaq, kleriku i lartë i Kishës Ortodokse së Greqisë ka lëshuar një thirrje luftarake kundër shqiptarëve: “Zgjohuni! Atdheu dhe Vorio-Epiri rrezikojnë në maksimum. Mos qëndroni indiferent se do ta paguajmë shumë shtrenjtë me katasfrofë kombëtare”, thuhet në qarkoren që ka lëshuar dje Mitopoliti Andreas. Kujtojmë se ky prift grek është ai që më 17 maj organizoi festimet me rastin e 101-vjetorit të Protokollit të Korfuzit, që i cilësonte trojet e jugut të Shqipërisë si greke dhe ju jepte atyre një autonomi të zgjeruar.

Leave a Reply