Kol Gjok Deda i Manatise .

Home » Kryesore » Kol Gjok Deda i Manatise .

By edi on May 26, 2015. No Comments

11110981_838891556193667_5202509731757006686_n (1) 11295655_838891752860314_8170991201316051625_n (1)Kol Gjok Deda i Manatise .

Nga:Juljan Vlashi

Kol Gjok Deda lindi ne fshatin Manati te bajrakut me te njejtin emer,njerit nder 12 bajraket e Mirdites.
Lindi ne nje familje me tradita patriotike,e cila bente pjese nder shtepit e para ne bajraket e Malesise se Lezhes,e cila mbante titullin e vojvodes.Familja e Gjok Dedes,ka qene nje baze e rendesishme dhe mbeshtetese e lufterave te mirditoreve kunder pushtueseve.I ati,Gjok Deda ishte pjese e luftetareve mirditore qe moren pjese ne mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes,te prire nga kapedani Preng Bib Doda,ku dhe dha jeten ne luftime,ne Tuz ne vitin 1880 ku koka e tije perfundoj ne tepsi tek Krajl Nikolla .
I rritur ne kete familje patriotike,Kol Gjok Deda,qe ne moshe te re merr pjese me arme ne dore ne lufte kunder pushtueseve turq.
Pati nje kontribut te spikatur gjate kryengritjeve te viteve 1911-1912.
Me 11 maj 1912 merr pjese ne kuvendin e Zejmenit,ku pati perfaqesues nga 12 bajraket e Mirdites,Bregu i Mates dhe Kurbini.Me 25 maj 1912 ishte nder organizatoret e kuvendit te Manatise.Gjate kesaj periudhe u zhvilluan disa luftime kunder pushtuesve,forcat kryengritese te 12 bajrakeve te Mirdites drejtoheshin nga Preng Marka Prenga i Oroshit dhe Kol Toma i Veles.
Te mbeshtetur nga vullnetare nga Lura,Dibra e Mati,kryengritesit mirditore sulmuan Lezhen,arriten ta c’lironin dhe te ngrinin flamurin kombetare.Por ne mungese te armatimeve,pasi nje anije me arme qe u ishte premtuar nga aleatet nuk erdhi,u detyruan qe te terhiqeshin dhe te zinin vijen Kreshte-Gomsiqe.
U zhvilluan luftime te ashpra ne Gomsiqe,Rraboshte,Kallmet,prej Vaut te Dejes ne Gryke te Gjadrit,ne Kreshte e deri ne malin e Veles,ne te gjitha shpatet qe ndanin Mirditen nga Zadrima.U zhvilluan luftime te ashpra ne Pllane,Breg te Mates,etj.
Me 1 gusht 1912 merr pjese ne kuvendin e Rubikut.Ne kete kuvend moren pjese perfaqesues nga te gjitha krahinat e veriut,si nga 12 bajraket e Mirdites,Kurbini,Bregu i Mates,Zadrima,Lezha,Shkodra,Kruja e Tirana.
Tre ishin qeshtjet me rendesi kombetare,qe u shqyrtuan ne Kuvendin e Rubikut.
1.Zgjedhja e delegateve per ne kuvendin kombetar te Shkupit,ne te cilin do te hartohej Statuti(Kushtetuta) e Shqiperise autonome.
2.Formulimi i nje projekt-statuti per kete qellim.
3.Qendrimi i shqiptareve ndaj autoritetit osman deri ne kthimin e delegateve.
Mbeshteti me te gjitha forcat shpalljen e Pavarsise se Shqiperise.
Ne ditet e para te dhjetorit 1912,u ngrit flamuri kombetar ne Lezhe,nga Kol Toma i Veles,Frrok Ded Kola i Kashnjetit,Gjeto e Ded Coku te Bregut te Mates,Kol Gjok Deda i Manatise,etj.
Me 8 korrik 1919 mori pjese ne kuvendin e Kallmetit,ku pati perfaqesues nga 12 bajraket e Mirdites.
Ne kuvend u nenshkrua nje proteste drejtuar Konferences se Paqes ne Paris,kunder pretendimeve shoviniste Jugosllave per pushtimin e Shkodres.
Kol Gjok Deda vdiq ,duke lene nje emer te mire e te nderuar ne Malesin e Lezhes e me gjere.

Leave a Reply