Kreshnik Spahiu: Serbia e Tadiç ndihmoi socialistët në 23 Qershor 2013 / Serbia e Vuçiç po vjen për fitoren Rama & Meta 21 Qershor 2015

Home » Kryesore » Kreshnik Spahiu: Serbia e Tadiç ndihmoi socialistët në 23 Qershor 2013 / Serbia e Vuçiç po vjen për fitoren Rama & Meta 21 Qershor 2015

By edi on May 26, 2015. No Comments

Screen Shot 2015-05-26 at 9.51.20 AMSerbia e Tadiç ndihmoi socialistët në 23 Qershor 2013
Serbia e Vuçiç po vjen për fitoren Rama & Meta 21 Qershor 2015
Aleanca KuqeZi i kërkon sot kryeministrit shqiptar, Edi Rama të shtyjë vizitën e kryeministrit serb Vuçiç në Tiranë.
Kryeministri Rama duhet të respektoj parimin e reciprocitetit diplomatik me Serbinë dhe fqinjët.
Një vit më parë Ministri i Jashtëm Daçiç shtyu vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd tre herë për shkak sepse Serbia ishte në zgjedhje dhe prezenca e kryeministrit Rama mund të ndikonte në procesin zgjedhor.
Në të kundërt, Shqipëria i hap dyert diplomacisë serbe në fushatën elektorale në Tiranë.
Kryeministri serb Vuçiç është i mirëpritur në Shqipëri por jo gjatë fushatës elektorale që ka filluar ditë më parë.
Zoti Vuçiç ju nuk jeni mysafir i shqiptarëve, por i qeveritarëve.
Vuçiç ju nuk mund të bëheni oksigjeni patriotik i Edi Ramës në fushatë elektorale, Teatri mes Ramës dhe Vuçiç si dhe aktrimi i tyre sa në Beograd edhe në Tiranë po keqpërdoret që ata të fitojnë aksione politike dhe mashtrojnë elektoratin e tyre respektiv.
Ardhja e Vuçiç dhe çdo aleati socialist nga Ballkani apo Europa nuk është gjë tjetër veçse ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe vizitë anti-ligjore në një proces zgjedhor në vigjilje të 21 qershorit.
Serbia e Tadiç u shfaq dy vite më parë gjatë fushatës së 23 qershorit, Serbia e Vuçiç rikthehet sërish për të mbështetur dyshen Rama-Meta.

Leave a Reply