Misioni i vertete i Rames ne Politike.

Home » Kryesore » Misioni i vertete i Rames ne Politike.

By Redaksia on May 7, 2015. No Comments

Pergjimi dhe regjistrimi i Rames ne Shkoder deshmon shume te verteta dhe nxjerre ne drite publikisht fytyren e tij e vertete dhe demaskon misionin real te Rilindjes.
Edi Rama po imiton ne menyre perfekte LSI ne aspektin e funksionimit politik e strukturore. Dihet se LSI nuk ka ndonje filozofi te madhe politike, por eshte e interesuar me cdo kusht per mbajtjen e pushtetit qe shoqerohet edhe me informalitet, korrupsion e shantazh, por edhe per marrjen e pushtetit qe nenkuptoni sa me shume vona qe duhet te sigurohen me cdo kusht, blerje, tjetersim e ofrim vende pune.
Pergjimi apo regjistrimi i Rames ne Shkoder deshmon, se PS e LSI nuk kane asnje dallim, pasi te dyja kane qellim te vetem pushtetin per interesa te ngushta dhe jo si mision qeverisjen e mire e forcimin e demokracise.
LSI gjithmone i ka kercenuar drejtoret e saj se nese nuk sigurojne nga 500 vota ne zonat e tyre do te humbjn pushtetin dhe po ashtu do te humbin edhe privilegjet politike brenda strukturave te Partise.
Rama sot eshte i trembur politikisht me shume se kurre, sepse aksionet e tij politike ka rene shume per shkak se nuk ka mbajtur asnje premtim te fushates se 2013, por edhe per faktin, se me perdoriminne dores se forte represive ka krijuar zhgenjim e urrejtje si tek brezi i vjeter i leadershipit te Partise po ashtu edhe ne elektorat qe sipas te gjitha gjasave eshte pergjysmuar ne gjithe Shqiperine.
Po ashtu, problemet e kriminalitetit, lufta diktatoriale e Rames kunder Opozites e ka bere pozicionin e tij ne nje fare menyre per jete a vdekje ne zgjedhjet e 21 Qershorit.
Shpesh kam thene se klani i Rames i vetequajtur Rilindje, qe beson vetem tek pushteti e pasurimi ka krijuar brenda nje kohe te shkurter aq urrejtje e zhgenjim sa me humbjen e pushtetit alternative te vetme do te kene arratine dhe azilin politik.
Ne keto rrethana in extremis, Rama po tenton te mbaj pushtetin me cdo kusht e cdo mjet.
Mero Baze, nje sherbetor i devotshem i cdo pushteti, per msirre personale kunder Berishes mundohet vazhdimisht ta mbroje Ramen.
Kjo ndoshta ndoshta, sepse Mero eshte i bindur qe nese Rama bie edhe ai duhet te marr arratine jashte vendit, sepse kritika e tij kunder Opozites eshte kryekeput vetem per interesa personale e politike.
Baze mbron Ramen ne lidhje me pergjimin duke argumentuar se, drejtoret jane funksione politike e per rrjedhoje angazhimi i tyre ne fushate eshte legjitim dhe i drejte.
Deri ketu jemi dakord, por Mero harron, se misioni i politikes eshte mbi te gjitha qeverisja e mire e vendit.
Ne kete kendveshtrim Baze duhet te thoshte:Pse Rama nuk flet aspak gjate mbledhjes per platforme apo program politik?!
Rama nuk eshte i interesuar aspak per qeverisjen e vendit dhe politikisht ai nuk e shikon ne kete veshtrim, por ai eshte i interesuar vetem per pushtetin qe duhet te jete mundesisht ne sherbimin e tij personal.
Biseda e Rames nese lexohet drejt e me kujdes na con ne konkluzionin se Rama e Meta jane te vendosur per t’i manipuluar zgjedhjet.
Kjo lidhet me faktin se keto zgjedhje Rama i shikon si jete a vdekje duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme te pakenaqeise tek Senatoret e Partise. A. Daci

Leave a Reply