Nard Ndoka : Standardi i zgjedhjeve i rrezikuar!

Home » Kryesore » Nard Ndoka : Standardi i zgjedhjeve i rrezikuar!

By edi on May 22, 2015. No Comments


pdklajmeNë shkelje te Kodit Zgjedhor, ka disa jave që ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, shkelje e ligjit në mënyre publike, botërisht! Ç’farë shkakton ky fenomen?
Pabarazi në kohe televizive, deformim i gares, shance te pabarabarta mes kandidateve dhe partive, korrupsion mediatik, kohe televizive e pa monitoruar per shkak të ligjit, (fushata monitorohet pas dates 21 Maj). 
Financimi i fushates, jo transparent, korruptiv, dhe i rrezikshem!
Zyra elektorale, flamuj te partive, pankarta, postera dhe automjete te veshura me ngjyra partiake, jane treguesit e financimit korruptiv, te pa deklaruar te partive politike. Financimi i partive nga buxheti i shtetit dhe koha televizive, janë perqendruar vetem tek tre parti politike (PS, PD e LSI), duke krijuar pabarazi edhe nepernjet ligjit në këtë rast.
Keto dhe shumë elemente të tjerë të verejtuara akoma pa nisur ligjerisht fushata elektorale, kanë cënuar rënde standardet e zgjedhjeve, Kodin Zgjedhor, barazinë, shancet, alternativat, duke krijuar nje precedent të rrezikshëm dhe pabarazi në garën elektorale.
KQZ, OSBE, Vezhguesit Vendor e Instuticionet nderkombetare qe monitorojne procesin janë pajtuar me këtë realitet, dukshëm korruptiv dhe të pabarabarte! Fillimi i keq është më shumë se gjysma e punës, gjasat duken se kjo klime do vazhdoje edhe gjatë fushatës legale.
Flamuj partish “korruptiv”, qe valviten në çdo shtylle e vend publik duke ndotur ambientin dhe duke provokuar qytetaret, deri në fund të fushatës do kemi me shumë flamuj e postera se sa zgjedhës! Nje kosto financiare e konsiderueshme, jo transparente, e pa deklaruar dhe totalisht korruptive!
I kerkoj partive që e kanë shkelur ligjin, vetëpermbajtje, respekt ndaj Kodit Zgjedhor, respekt ndaj kundershtarve politik dhe partnerve në koalicion.
I kerkoj KQZ, OSBE, institucioneve monitoruese, vezhguesve, organizatave që merren me zgjedhjet, evidentimin e shkeljeve flagrante te Kodit Zgjedhor, (kohen televizive, financimet e dyshimta, numrin e zyrave elektorale, numrin e flamujve, banderolave, posterave në rruge dhe menyrën e financimit të tyre.
Ky kontribut monitorues i bërë publik do të sherbente për përmiresimin e standardeve te zgjedhjeve, vendosjen e barazisë mes kandidateve dhe subjekteve politike, në të kundërt po rrezikohen jo vetëm standardet, por edhe zgjedhjet lokale në tërësi.

Leave a Reply