Nderim Lushi:I kerkojme publikisht Presidentit te Shqiperise z. Bujar Nishani, Avokatit te Popullit z. Igli Totozani, Prokurorit te Pergjithshem z. Adriatik Llalla

Home » Denonco » Nderim Lushi:I kerkojme publikisht Presidentit te Shqiperise z. Bujar Nishani, Avokatit te Popullit z. Igli Totozani, Prokurorit te Pergjithshem z. Adriatik Llalla

By Redaksia on May 4, 2015. No Comments

I kerkojme publikisht Presidentit te Shqiperise z. Bujar Nishani, Avokatit te Popullit z. Igli Totozani, Prokurorit te Pergjithshem z. Adriatik Llalla, Kryetarit te Opozites z. Lulzim Basha qe te marrin ne konsiderate ngjarjen barbare qe ndodhi sot me protestuesit qe po tentonin te bllokonin Rrugen e Kombit. Autoritetet kane ndaluar z. Nderim Lushi, organizatori i protestes, ne menyre ҫnjerezore dhe brutale duke e terhequr zvarre. Per me teper, nje nga punonjesit e policise – shefi i krimeve sipas informacioneve, ka nxjerr pistoleten duke e drejtuar ne drejtim te z. Nderim Lushi, duke shenuar keshtu nje akt shume te rende.
Sot dora makabre e shtetit shtypi zerin e lirise, zerin e qytetareve te thjeshte te cilet ngriten zerin per hallet e tyre. Iu bejme me dije autoriteteve shteterore se kjo proteste erdhi vetem pasi ishin ezauruar te gjitha mjetet e tjera demokratike dhe qytetare, mirepo qeveria kurre nuk mori mundimin te degjoj zerin e qytetareve. Sot policia e shtetit dha nje mesazh ogurzi per qytetarine, se ketu ne kete vend nuk ka liri fjale dhe se ketu nuk mund te ngrihet zeri, qofte edhe kur je ne mjerim.
Gjithashtu bejme me dije te gjithe perfaqesite diplomatike ne Tirane, perfaqesine e BE-se, dhe te gjitha perfaqesite e tjera nderkombetare ne Tirane per aktet e dhunes qe policia e shtetit shqiptar ka ushtruar ndaj protestueseve –te cilet donin te ngrinin zerin e tyre kunder skamjes dhe mjerimit ekonomik si rezultat i politikave te gabuara te qeverise, konkretisht mbledhja e borxheve te akumuluara nder vite ndaj OSHEE-se.
Kjo politike, pervec mjerimit ekonomik, ishte shkaktari kryesor i eksodit masiv qe ka perfshire Kukesin dhe fshatrat e tij, ku me mijera familje jane larguar dhe po largohen drejt Gjermanise. Organizatori z. Nderim Lushi e kishte parashikuar kete eksod masiv dhe nuk reshti se ngrituri zerin, mirepo askush nuk ia vuri veshin fjaleve te tij dhe mijerave kukesianeve te tjere.
Po ashtu, i bejme thirrje edhe Ambasades Gjermane ne Tirane qe te marri parasysh dhunen qe eshte ushtruar ndaj z. Nderim Lushi, e cili ishte ne zerat me te fuqishem kundra eksodit te shqiptareve ne Gjermani. Thirrja e tij ndaj qeverise shqiptare per fjalen e borxheve dhe kamatvonesave ndaj OSHEE-se u intensifikua edhe me shume pas thirrjes publike qe Ambasadori z. Hellmut Hoffmann iu beri shqiptareve gjate vizites se tij ne doganen e Morines ne Kukes para disa javeve.
Ne vend qe zeri i protestueseve te rrespektohej, qeveria shqiptare sot permes policise shtyp protestuesit, biles duke ushtruar terror tek ta, duke terhqer zvarre organizatorin dhe duke e kercenuar edhe me arme.

Leave a Reply