Ndocaj: Votoni Fran Frrokaj, zgjidhja e duhur per Lezhen

Home » Aktualitet » Ndocaj: Votoni Fran Frrokaj, zgjidhja e duhur per Lezhen

By Redaksia on May 9, 2015. No Comments

11253834_455533457947298_1227828356_nLezha eshte e Lezhjanve jo E Metes e Tushes. Te nderuar miq dhe ndjekes te faqes time ne facebook, ne vazhdim do te ju prezantoj qendrimin tim politik dhe personal ne lidhje me zgjedhjet vendore te 21 Qershorit ne Lezhe. Vendimi nuk eshte i rastesishem, por rrjedhoje e zhvillimeve te fundit politike ne vend, e kryesisht ne Lezhe, qytetin te cilit une desha ti dedikoj me shume se veten time. Objektivi me te cilin udhetuam per disa kohe bashke nuk i dedikohet nje interesi te ngushte momental apo personal, por nje deshire te hershme dhe qe ende vazhdon te buroje pr te bere me te miren per qytetin tim, qe ne fakt eshte qyteti i te gjitheve. Ambicia ime ishte te perfaqsoja te gjithe lezhjanet, duke administruar qytetin tone si kryebashkiaku i saje. Ideali qe vazhdon te jete udheheqesi im, eshte qe Lezha te ece perpara, te zhvillohet, te lulezoje dhe te kete nje stabilitet ekonomik. Une vazhdoj te jem i bindur se ky rezultat ,krejtesisht normal per nje qytet si Lezha, mund te arrihet nepermjet nje sipermarresi te suksesshem qe vendos ne sherbim te ketij rezultati djersen, aftesine dhe eksperiencen e tije disa vjecare. Eksperienca me ka mesuar se pikesepari duhet te jem realist: politika e felliqur e partive jo vetem ka helmatisur idealet, por ka larguar qytetaret nga ata qe i perfaqsojne. I ardhur si nje model qe beson tek institucionet e pse jo edhe drejtuesit e tyre, deri sot kam qene teper i ingranuar me partite politike, por kam besuar shume edhe kreret e tyre. Sot jam i qarte, ashtu sic cdo njeri e ka te qarte se lojrat e partive politike e kane mbytur shpresen per nje ndryshim. Keto ishin motivet per te cilat besova se qytetit tone i duhet nje kryebashkiak i pavarur politikisht e qe nuk ka konsum dhe kostum partiak, por kam vendosur qe ky individ i pavarur politikisht, por qe gezon mbeshtetjen tuaj te mos jem une. Une dua qe te vendos para ambicies time, idealin tim: Duhet te fitoje Lezha e jo partite. Per keto motive ka vendosur qe per zgjedhjet e 21 Qershorit te mbeshtes kandidatin e djathte, por qe mendoj se do te jete kryetari i te gjithe lezhjaneve, Fran Frrokaj. Mbeshtetja ime nuk eshte per partine Demokratike, por i jepet nje individi te cilin mendoj se ka se cfare ti jape Lezhes, ndaj ju ftoj te gjithe ju perkrahesve,votuesve te mi e ç’do lezhjane te vertete qe te votoje Fran Frrokaj per Lezhen e neserme, qe eshte Lezha jone. Duke ju falenderuar per mbeshtetjen qe me keni dhene ne keto 2 vite te veshtira e qe vazhdoni te me jepni ju kerkoj e te vazhdojme serish bashke sepse sebashku mund te ja dalim. Fran Frrokaj eshte zgjidhja e duhur kunder sektit Tusha Meta.

Leave a Reply