New York Times për Erdogan: Armiqësor me të vërtetën

Home » Bota » New York Times për Erdogan: Armiqësor me të vërtetën

By Redaksia on May 25, 2015. No Comments

erdogan_14Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan kërcënoi të përditshmen njujorkeze “New York Times”.
Duke u bërë thirrje prestigjiozes amerikane të mbajë vendin e saj, Presidenti turk e cilësoi të paturpshëm një editorial të botuar kohët e fundit në këtë të përditshme.

I revoltuar Erdogan shkruan: “Kush je ti, një “editorial kritik” i administratës amerikane? Nëse ështe kjo, atëherë do të marr masat e duhura”-citon Presidentin Erdogan, e përditshmja turke “Hurriyet”.

Në një artikull të datës 22 Maj, “New York Times” shkruante se Erdogan, ka censuruar median për një kohë të gjatë, duke e cilësuar madje presidentin, gjithmonë armiqësor me të vërtetën.

Shtetet e Bashkuara, aleatë të tjere të Turqisë dhe NATO, duhet t’i kërkojnë atij që t’i japë fund iniciativave shkatërruese-shkruhej në editorialin e njujorkezes.

Leave a Reply