Nxënësja e Medresesë Shkodër, thirrje për xhihad në kalanë e Prezës

Home » Aktualitet » Nxënësja e Medresesë Shkodër, thirrje për xhihad në kalanë e Prezës

By Redaksia on May 14, 2015. No Comments

11265205_932701410122180_3565200058780422312_nPresidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me bashkëshorten Emine u përlotën në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës për shkak të poezisë që recitoi një vajzë shqiptare. BalkanWeb zbardh kuptimin e poezisë që recitoi vajza e mbuluar me shami, një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya, që vdiq në vitin 1975.

Erdogan e pati recituar vetë këtë poemë me rastin e 100­ vjetorit të fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, por u kritikua se po shfrytëzonte historinë dhe fenë për pushtet personal.

Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan

Minaret tona mos i lër pa ezan o Allah

Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë

Ose mos na lër pa zgjojet e bletëve

Këtu janë pa zë minaret

Vendin që është bërë mysliman mos e lër pa myslimanë o Allah

Këtu trupi im është pa dashuri o Allah

Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah

Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im

Të dimë të dalim kundër armiqve Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im

Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd,

ose mos na lër pa çoban o Allahu im

Ti mos na lër neve pa ty,

pa ujë e pa ajër o Allahu im

Vendin që është pjekur me myslimanë,

mos e lër pa myslimanë o Allahu im.

Medreseja Shkodër prej disa vitesh financohet nga Shoqata Istanbul, e afërt me qeverinë turke në pushtet, e cila e ka zgjeruar aktivitetin e saj falë financimeve direkte të shtetit turk, me anë organizatës shtetërore turke TIKA. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe drejtues të lartë të kësaj shoqate si Rafet Bilaç dhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari. Turmat e njerëzve të mbledhur në këtë miting janë organizuar nga qytetet dhe fshatrat e Tiranë, Shkodrës, Kavajës dhe Elbasanit, të sponsorizuara nga TIKA, ngjashëm me fushatat e partive politike në Shqipëri.

Duke qenë se Turqia me 7 qershor ka zgjedhje parlamentare, Erdogan ka shfrytëzuar motivet fetare për të bërë fushatë zgjedhore, për të ushtruar ndikimin e tij jo vetëm te elektorati besimtar në Turqi, por edhe te disa milionë banorë me origjinë shqiptare.

Leave a Reply