Opinion nga z.Eduart Ndocaj, ZV/Kryetar i PDK-së :DEMOKRISTIANET FORCE EPOKALE.

Home » Opinione » Opinion nga z.Eduart Ndocaj, ZV/Kryetar i PDK-së :DEMOKRISTIANET FORCE EPOKALE.

By edi on May 29, 2015. No Comments

Opinion nga z.Eduart Ndocaj, ZV/Kryetar i PDK-së
DEMOKRISTIANET FORCE EPOKALE.

Vërtetë është koha për njeri-tjetrin, sllogani ynë me dashuri njerezore, pasi po perjetojme një tranzicion të gjate e te dhimshem. Me besimin në zot, në familje e në individin e fortë në pronën e mençurinë e tij, është orientimi i Demokracisë Kristiane. Demokristianet në historinë e tyre projektuan e ndërtuan Europën e Krishterë, ndersa kolloset demokristane Shqiptare bënë projektin, apeluan e sakrifikuan, por u ndaluan si “molla e ndaluar” për të vazhduar rrugen nga injoranca e çakejtë. Kurrësesi nuk mund të buzqeshte fati për shqiptarët per tu drejtuar nga frymëzimi demokristian perendimor pasi djalli qelloi më mirë në shenjë duke pervetësuar edhe injorancën e shumicës, çfarë do të thotë shqiptarë të pa orientuar. Natyrshem do të ishte kjo pasojë pasi 5 shekuj ishin të nga pushtuesi i cili nuk solli asgjë tjeter veçse i paditur e islamizim të çoroditur. Ajo çfarë është e trishtë është përjashtimi i faktorit kristian nga diktarura komuniste, duke përdorur të gjitha mjetet deri në kryqëzim që do të thotë pushkatim e burgime të perjetshme. Kaloi edhe koha e komunizmit, pa u zgjatur me të pasi ishte pjellë e keqe veçanërisht për shqitarët, po postëkomunizmi çfarë solli ? Krijohet një frymë e shtirur për pluripartizem duke krijuar hapsira për themelimin e Partisë Demokristiane e cila duhej kontrolluar patjetër, asnjëherë të mos përcillte frymën e At Gjon Shllakut etj. Por vetëm një fasadë për politikën perball Europës, më shumë garniturë e makinës fondamentaliste shtetërore. Pa ju futur në hollësira qoftë për drejtuesit demokristianë nder vite, apo demokristianofobinë ajo ç’ka duhet theksuar sot është ndalesa e uzorpimit apo istalimi i mendjeve të ngurta , të thara apo pse jo duhet thënë qellim keq. Është krejt e vërtetë dhe e sigurtë se kryetari i PDK-së, z.Nard Ndoka, ka qëllim hapje, bashkëpunimi e bashkimi por duket se ka një ndalesë diku e të qëllimtë. Fakti që sot garojnë 4-5 parti kristiane me vetëdije apo pa vetëdije denton procesin, krijohen ndarje në shumë të inponuera nga demokristianofobia sesa nga dija e qellimi. Unë besoj se forcimi e konsilodimi i demokracisë së brendshme në Partinë Demokristiane do të rriste prurjet, suksesin e frenimin e çdo të padituri. Gadishmëria është për të gjitha flukset e mendimet ndryshe, këtë frymë e kam takuar tek të gjithë drejtuesit e sotshëm, të PDK-së, gjë e cila jep premisa për një të ardhme e me besim per demokracinë kristiane. Sot ne strukturat e PDK, nuk ekziston asnjë tendecë uzorpimi, perkundrazi hapje e të gateshem per t’u terhequr nga pozicioni që kanë, duke u kthyer në mbeshtetes, një frymëzim i mirë për të ardhmen e demokracisë tonë kristiane. Vërtetë është koha për njeri-tjetrin, sllogani ynë me dashuri njerezore, pasi po perjetojme një tranzicion të gjate e te dhimshem. Është koha për njeri-tjetrin, sot më shumë se kurrë duke jetuar sëbashku me qellim per minimizimin e varfërisë e pranimin e mendimit ndryshe, si dhe shendoshjen e shoqërisë. Edhe une si zv.kryetar i PDK-së, kam menduar ndryshe ndaj vendimit politik të partisë për kalimin në koalicionin qeverises, por respektoj vendimin e shumicës, pasi strukturat duhet vlerësuar në eksperiencën e tyre. Uroj të dalë mirë qendrimi zyrtar i PDK-së edhe pse unë mbetem kundër . Ajo çfarë na intereson është puna me njerëzit, është vota për PDK-në, vota për 58-ën është shpresa për të ardhmen tonë.

Leave a Reply