Përdhoset dhe vidhet zyra elektorale e kandidatës Voltana Ademi nga hajdutat e LSI

Home » Aktualitet » Përdhoset dhe vidhet zyra elektorale e kandidatës Voltana Ademi nga hajdutat e LSI

By Redaksia on May 23, 2015. No Comments

Ndodh dhe kjo në qytetin e Shkodrës. LSI çdo ditë që kalon gjatë kësaj fushate vendore po bën nga një budallallëk special, kësaj radhe ka preferuar të thyejë zyrën e kandidatës së PD-së, Voltana Ademi dhe ta bastisë atë.

Në fotot e publikuara nga opozita.com vihet re që zyra elektorale e kandidatës së PD ka flamuj dhe postera, ndërsa në foton poshtë, vihet mjaft qartë që posterat dhe logot e PD-së janë hequr për t’u zëvendësuar me ato të LSI-së.

Megjithatë ajo që e bën edhe më qesharake gjithë këtë situatë është fakti se dhunuesit e zyrave, shkruajnë një status me cinizëm dhe humor në profilin e tyre në rrjetin social facebook, me emër: LSI Shkodër.

Ata shkruajnë fjalë pë fjalë kështu: “Kandaidatja e PD. Voltana Ademi në Shkodër pranon që prona e saj të funksionoj si zyrë elektorale e LSI. Siç duket edhe kjo preferon të jetë pjesë e kësaj force politike”.

Me një fjalë, fushata elektorale në Shkodër, çdo ditë po tregon se mazhoranca ka mbledhur jo vetëm budallenj dhe njerëz me mangësi të theksuar në personalitet, por edhe pedofilë, nekrofilë, kriminelë dhe gjithçka tjetër lloj bastardi që mban kjo tokë.

Leave a Reply