“Përfitoi para publike” mandati i Kokëdhimës në Kushtetuese

Home » Aktualitet » “Përfitoi para publike” mandati i Kokëdhimës në Kushtetuese

By Redaksia on May 29, 2015. No Comments

pd_20Grupi Parlamentar Demokrat çoi në Gjykatën Kushteteuse çështjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. PD kundërshton
vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, përmes të cilit mazhoranca nuk lejoi dërgimin në Gjykatë të konstatimit se Kokëdhima k shkelur Kushtettën, pasi përfitoi fonde publike, duke pasur mandat deputeti.
PD thotë se Rama dhe Meta në Kuvend morën në mbrojtje shkelësin e Kushetutës dhe ia fshehën drejtësisë.  Sipas saj Kuvendi duhej të vepronte procedurialisht si për rastin e deputetit Beqja, duke i lënë në dorë Gjykatës Kushtetuese konstatimin ose jo të papajtueshmërisë. Demokratët janë të bindur se rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi ka përfituar jo një herë por 150 herë para nga Buxheti i Shtetit, pa dorëzuar aksionet e kompanisë së tij.

Leave a Reply