Pergjimet, Bomba Zaev, Jankullovska: Me “shiptarishtat” të pastrojmë hesapet një herë e mirë

Home » Aktualitet » Pergjimet, Bomba Zaev, Jankullovska: Me “shiptarishtat” të pastrojmë hesapet një herë e mirë

By Redaksia on May 15, 2015. No Comments

reeeFyerje të rënda të shqiptarëve dhe mosdurim ndaj tyre janë pjesë të përgjimeve të publikuara sot nga opozita maqedonase sot.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev sot ka publikuar bombën e 32-të më dëshmi të shumta që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend.

Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve.

Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë përfshirë edhe kryeministrin Gruevski.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mudn t’i pastrojë shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folë me Protygjerin.

“Po merrem me këta ‘shiptarishtat’. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folur me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. .

“Nuk ka bashkëjetesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit.
“Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska.

Zaev ka publikuar të dhëna edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas. Jankullovska dhe Kotevski flasin duke për plane për ta bërë dramë të vërtetë rastin në fjalë. Jankullovska sërish ofendon shqiptarët ndërsa Kotevski rrëfen se si maqedonasit dëshirojnë që të gjithë shqiptarët të kenë fatin e njëjtë.

Në disa biseda tjera janë publikuar edhe biseda për plane dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe të gjitha atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti. Plane për likuidime në veçanti janë bërë ndaj gazetarit Bozhinovski ndërsa në një bisedë tjetër Protuger thotë se ai personalisht do ta vrasë gazetarin Llatas.

Leave a Reply