Qeverisemi nga instinkti

Home » Opinione » Qeverisemi nga instinkti

By Redaksia on May 25, 2015. No Comments

frroku-fotoNga Frrok ÇUPI

Europa po kërkon të kuptojë pse qeveria shqiptare po sillet kështu në Ballkan. Qeveria po shkakton konflikte, por nuk e di çfarë bën. Po shpall “luftë” por nuk e di çfarë bën….

Europa ka lënë shumë pas sjelljet primitive të shteteve dhe qeverive, prandaj vërtitet nëpër analet e sjelljeve normale shtetërore dhe nuk gjen shkakun.
Është shumë e thjeshtë:

Sjelljet e kësaj qeverie, o kanë lindur kështu, o janë përsëritur disa herë më parë. Sipas një francezi të shquar që jetoi nga mesi i viteve ‘800 deri në fillim të viteve ‘900, Jean Henri Fabre, këto sjellje janë instinktive. Entomologjisti më i shquar i epokës së vet, duke vëzhguar sjellje “të pashpjegueshme” si këto, doli në përfundimin se ato “as kërkojnë dituri, as kërkojnë konsensus”. Tipike si sjelljet e qeverisë shqiptare në Ballkan.

Vetëm në pak ditë, qeveria ka vënë përposhtë marrëdheniet e fqinjësisë së mirë në rajon.

Pas viteve të egra të diktaturës komuniste, madje në thellësi të diktaturës, kur letërsia komuniste shqiptare e thërriste Greqinë “monarko-fashiste”, nuk ka ndodhur që si Ministri i Punëve të Jashtme ashtu edhe Kryeministri i vendit fqinj, të mos pranojnë të vizitojnë Shqipërinë. Me Serbinë u thyen keqas marrëdheniet në Beograd me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptar, ku u hodh një drone “shqiptar”. Dje kryeministri i Serbisë deklaroi se “unë dhe homologu shqiptar e dimë autorin” e incidentit.

Domethënë se mes dy kryeministrave u bënë planet si të nxitet Lufta e Ftohtë në rajon. Jo vetëm Lufta e Ftohtë brenda për brenda, por edhe si t’i kthehet shpina qytetërimit europian…

Me Maqedoninë marrëdhëniet janë vendosur në kodin e “krushqëve të ngrirë”, sipas legjendave ballkanike. Atje janë vrarë shqiptarë, por askush nuk u del për zot. Me Erdoganin e Turqisë janë ngrohur aq shumë lidhjet sa duket se ky autokrat i rrallë mund të jetë kumbarë i një autokracie të re në Shqipëri, autokraci alias Erdogan.

Prania otomane deri në themele dhe brenda Parlamentit të Shqipërisë, shihet me mospranim si nga fqinjët ashtu edhe nga Europa…

Europa e Re kërkon më së koti që ta gjejë shpjegimin në teknikat ose teoritë aktuale të sjelljeve shtetërore. Qeveria shqiptare është “e pafajshme”; sjelljet e saj nuk janë të bazuara as në njohje, as në skema, as në çfarë po arrihet dhe as në konsensus rajonal apo europianist. Jo. Këto janë sjellje instinktive.

Ne qeverisemi nga instinktet.

E njëjta sjellje është ëprsëritur në qeverisjen e vjetër të Shqipëisë, (pas Luftës së Dytë deri në vitet 1992); aq shumë e hapur është përsëritur sa është shfaqur si sjellje e lindur. Për herë të parë ky nocion “instinkt”, në psikologji ishte bërë i njohur aty nga viti 1870 nga filozofi gjerman Wilhelm Wundt. Atëherë , kur shoqëria vuante nga “sjellje të lindura” ose edhe të përsëritura, u arrit që të numëroheshin deri 4000 sjellje instinktive njerëzore. Njeriu bën atë që ka lindur së bashku, pavarësisht pse. Si për shembull siç bën breshka e ujit që sapo lind merr rrugën për në thellësi të oqeanit.

Europa e Re nuk ka si t’i kuptojë këto sjellje në një qeveri “bashkakohohre” të këtij shekulli të përparuar; në një qeveri veshur me kostume shumë të shtrenjta dhe shumë agresive, në Shqipëri. Qeveria këtu përsërit të njëjtat sjellje që ka përdorur udhëheqja komuniste e vendit gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Këta janë pasardhës të drejtpërdrejtë; madje edhe pasardhës biologjikë. Në prehërin dhe në zyrën e baballarëve ata dëgjuan trimëritë kundër fqinjëve, “heroizmat” e udhëheqësit; dhe, ato iu mbetën në vesh e në sjellje. Ato i shtyjnë si breshkën drejt Oqeanit.

Lufta e Ftohtë u kthye në regjim për këta.

Atëherë u izoluan plotësisht; edhe tani po shkojnë drejt izolimit. Atëherë u puthën me dikë për t’i krijuar xhelozi tjetrit aty afër. Shikoni tani puthjet me Erdogan përballë grekëve dhe Europës. Atëherë e bënë Luftën e Ftohtë me Beogradin, por natën së bashku bënin plane si të burgoseshin ose vriteshin shqiptarët e Kosovës. Si droni që u planifikua nga serbi dhe shqiptari- kryeministra.

Është e njëjta sjellje, e përsëritur.

Sigurisht, pa kuptim, pa vlerë, pa baza politike ose skematike, pa dalje. Sigurisht, edhe një sjellje pa mbështetje… Po ç’problem ka?! Qeni zgjat, herë njërën e herë tjetrën këmbë, për të fërkuar veshët, sapo ndien lagështirë….

Europa e Re u vu në gjurmim të sjelljes së mbrapsht, sapo perceptoi se këtu mund të krijohet konflikt rajonal. Edhe dje Këshilli i Europës, përmes zëdhënësve, i kërkoiqeverisë shqiptare që të mos përshkallëzojë sjelljet agresive kundër fqinjve, duke u kujdesur për paqen në rajon.

Europa, sado e re apo e vjetër, nuk mund të kuptojë menjëherë se këto janë sjellje të përsëritura, siç i shpjegoi francezi Jean Henri Fabre.

Duhej që sjellja e tillë e qeverisë të prekte interesat rajonalë ose europian, që të kutpohej sa “kushton” instinkti human në qeverisjen e një vendi. Qeveria guxoi, sepse e pa veten shumë të fortë brenda vendit, pa iu sul rajonit. Nesër, po me të njëjtin instinkt mund t’i sulet Europës. (Gia ia ka treguar dhëmbët Europës, teksa kryeministri deklaron se “ne i duhemi Europës”, dhe se “Europa është në hallet e saj”).

Por më parë, sjelljen instinktive e ka provuar individi dhe interesat e vendit. Si në instinkt, qeveria ka rritur borxhin në përmasa të frikshmë. Si në instinkt ka hyrë në krim (njësoj si qeveria komuniste) duke nisur që nga planet për vrasje deputetësh dhe deri në ndarjen e krahinave. Në instinkt, qeveria po ndërton të tilla ligje që e favorizojnë të fusë në dorë pasuritë e Bregut dhe të shesë falas pasuritë minerare të Veriut. Si në instinkt qeveria po shanë njerëzit ballë për ballë, po sulmon opozitën dhe po thotë se “as dreqit nuk i duhet”. Njësoj si në sjelljen përsëritëse të diktaturës komuniste kur opozitari ishte armik, por edhe i shëmtuar.

Tani instinkti ka shkelur në interesa më të gjëra, deri në Europë. Vallë do të përsëriten të 4000 inetinktet humane të mbartura nga e kaluara?!

Apo nuk do të ketë aq kohë?

Leave a Reply