Qmendet kryeministri Rama thirrje per destabilizim : Po votuat kandidatin e PD do të merrni veten në qafë ndoshta denim me Burg kunder Opozites.

Home » Kryesore » Qmendet kryeministri Rama thirrje per destabilizim : Po votuat kandidatin e PD do të merrni veten në qafë ndoshta denim me Burg kunder Opozites.

By edi on May 24, 2015. No Comments

rama divjakeKryeministri Edi Rama është ndalur sot në Roskovec, në Fier, për të prezantuar kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane për këtë bashki, Majlinda Bufin. Duke u kërkuar qytetarëve të Roskovecit të votojnë kandidaten e majtë, Rama tha se kandidatët e djathtë nuk mund të sjellin ndryshim, pasi sipas tij nuk janë bashkëpunues. Rama tha këtë e bazon në punën e tij prej 18 muajsh në krye të Qeverisë shqiptare, pasi sipas tij gjatë kësaj periudhë asnjë kryetar komune apo bashkie i djathtë nuk i ka “trokitur në zyrë” për të biseduar për problemet e qytetarëve apo për të gjetur zgjidhje.

“Po votuat kandidatin e PD do të merrni veten në qafë, se asgjë nuk do të ndryshojë. Madje do jetë e pamundur që ne ta mbështetim komunitetin dhe bashkinë ashtu siç duhet. Këtë e kam nga eksperienca. Kam 18 muaj në detyrë, po më thoni ka ardhur njëherë ky të trokasë e të thotë ja kush është një problem i madh dhe ta zgjidhim. Në 18 muaj, asnjë kryetar komune e bashkie i djathtë nuk ka trokitur në derën time për të folur për ndonjë problem, përveç njërit që më ka çuar një mesazh”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë u ndal tek rëndësia e votës, duke u shprehur se me votën e 21 qershorit çdo qytetar do të vendosë për të ardhmen e tij dhe të shoqërisë.

“Vota është një mundësi e madhe për të investuar, dhe për të vendosur me votë për të ardhmen e çdo qytetari, çdo familje, e të shoqërisë. Me votën e 21 qershorit çdo qytetar do vendosë për shërbimet që kërkon të përfitojë”, tha Rama.

Nga Roskoveci, Rama ka folur edhe për kreun aktual të kësaj bashkie.

“Doni të ndryshoni situatën apo të votoni ata të SHQUP-it, që të jeni në situatën që ju la ai batakçiu. Është hera e parë që e përdor një fjalë të tillë për një kryetar aktual bashkie. Por ai e meriton. Madje pas 21 qershorit mund të themi edhe më shumë”, tha Rama.

Leave a Reply