Rama tallet me Ministrin Gjerman/ Gjermania përgënjeshtron Ramën për Kumanovën

Home » Kryesore » Rama tallet me Ministrin Gjerman/ Gjermania përgënjeshtron Ramën për Kumanovën

By edi on May 22, 2015. No Comments

Kryeministri Edi Rama keqpërdor deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, për t’i bërë presion Maqedonisë. Një ditë pasi Rama deklaroi se Shqipëria do t’i vendosë veto anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, sot kryeministri shqiptar reagoi publikisht duke falenderuar Gjermaninë, “për kërkesën publike për hetim ndërkombëtar për Kumanovën”. Por si është e vërteta, a kë një kërkesë të tillë?  

Zyra e Shtypit të ministrit të Jashtëm gjerman, Frank Ëalter Steinmeier e ka heshur poshtë këtë gjë . “Në asnjë moment ministri Steinmeier nuk ka përmendur gjatë konferencës për shtyp me ministrin Bushati një hetim ndërkombëtar në Maqedoni”, janë shprehur burime të kësaj  zyre për ABC Neës.

Gjatë konferencës për shtyp që ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, pati me homologun shqiptar, Bushati, ai kërkoi hetim transparent për ngjarjet në Kumanovë, jo hetim ndërkombëtar. Ky i fundit është totalisht diçka tjetër nga hetimi transparent. Nëse do të kishte një kërkesë zyrtare nga Gjermani për hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës, do të thotë që Berlini nuk ka besim te autoritetet e Shkupit. Por Gjermania ka folur thjesht për hetim transparent..Madje ministri i jashtëm e ka shpërndarë klëtë deklaratë në një version video dhe tekst për të gjitha mediat. Prandaj kryeministri Rama nuk ka si mos e ketë të qartë dallimin mes hetimit transparent dhe hetimit ndërkombëtar. Prandaj mendohet se kryeministri Rama i ka keqpërdorur me dashje deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, për t’i bërë t’i bërë presion Maqedonisë. Cilado qoftë arsyeja është sërish shumë e rëndë.

ABC Neës ka siguruar transkriptin e plotë të deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier për Maqedoninë. Nga transkripti më poshtë nuk flitet fare për kërkesë të Gjermanisë për një hetim ndërkombëtar të ngjarjeve të Kumanovës. Lexoni transkriptin e plotë:

Transkripti

Kemi biseduar për situatën aktuale në Maqedoni. Incidenti që ndodhi javën e fundit ka tronditur Evropën, por e ka bërë gjithashtu që t’a shohë më afër situatën atje. Unë shpresoj që ajo çfarë ne kemi parë, të mos jetë një nisje e përshkallëzimit të situatës, por të kërkojmë përgjegjësit në Maqedoni. Autoritetet në Maqedoni duhet të bëjnë përpjekje sa më shumë të jetë e mundur për një hetim transparent në lidhje me incidentet dhe për të siguruar, se nuk do të ketë incidente të tjera të kësaj natyre.Unë jam kaq mirënjohës që BE-ja po përpiqet të ushtrojë influencën e saj dhe ka rënë dakord për të ndërmjetësuar. Shpresoj që jo vetëm situata në Maqedoni të qetësohet vetëm, por vendi të vazhdojë me vendosmëri rrugën drejt BE-së dhe jo të ngrejë dyshime për këtë.

Përgjigjja e ministrit Stenmeier mbi pyetjen e gazetarit për Maqedoninë:

(…) Ajo që unë (tashmë) kam shprehur këtu, nuk është një shqetësim veçanërisht gjerman, por ky është një shqetësim Evropian, i cili tashmë është bërë mjaft i qartë gjatë dy takimeve të fundit të Këshillin të Ministrave të Jashtme. Dhe në këtë drejtim ne themi: Çdo tension në një shtet të Ballkanit Perëndimor mund te fqinjët. Kjo është arsyeja pse ne jemi të prirur për të mbajtur jo vetëm një sy vigjilent për Maqedoninë, por që të përkujdesemi që në Maqedoni të mos zhvillohet asnjë tension, që mund të çojë në një divergjencë, apo hapje konflikti midis grupeve etnike.

E kam diskutuar këtë me kolegun tim maqedonas në buzë të takimit të NATO-s në Antalia. Dhe thashë homologut tim : E vetmja mënyrë për të larguar dyshimet, është një sqarim i hapur dhe transparent i ngjarjeve që ndodhën. Ne tani do të shohim nëse do të ndodhë. ( Fundi i transkriptit). 

Leave a Reply