Rama&Meta i kan mbush Bashkit me injoranta dhe mashtrues Shokon Safet Gjici: Kam mbaruar Fakultetin e Ministrisë së Brendshme!

Home » Kryesore » Rama&Meta i kan mbush Bashkit me injoranta dhe mashtrues Shokon Safet Gjici: Kam mbaruar Fakultetin e Ministrisë së Brendshme!

By edi on May 22, 2015. No Comments

Shokon Safet Gjici: Kam mbaruar Fakultetin e Ministrisë së Brendshme!

Gjici-Safet-ne-TalinKandidati i Edi Ramës për Bashkinë Kamëz ka shokuar opinionin publik mbrëmjen e së enjtes kur është pyetur për shkollimin. Ai deklaroi me zë dhe figurë në emisionin “Të Paekspozuarit” në “Ora News” se kishte mbaruar Fakultetin e Ministrisë së Brendshme! Ndërsa Xhelal Mziu listonte projektet e realizuara në dy mandate në Kamëz, si dhe projektet për 4-vjeçarin tjetër për të ardhmen e Kamzës dhe Paskuqanit, për më shumë “Urbanizim, Punë dhe Dinjitet”, Safet Gjici nuk gjeti kohë as dhe 1 minutë të fliste për qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, nuk përmendi as dhe një projekt si dhe çfarë është më e keqja u konfirmua siç dhe e kemi thënë edhe më parë që ai nuk ka asnjë lidhje me Kamzën, duke mos pasur asnjë informacion rreth projekteve zhvilluese, siç është projekti madhor për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve prej 55 milionë eurosh i BB dhe KfW që garanton 24 orë ujë për qytetarët dhe sistem të plotë të kanalizimeve të ujërave të zeza.

Shqiptarët janë dëshmitarë që ky Kryeministër mashtrues si Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim. Kandidatët e së majtës dhe aq më shumë Safet Gjici nuk ka fytyrë të dalë e të kërkojnë vota, sepse janë të certifikuar si mashtrues.

Aq më tepër Safet Gjici ka më shumë arsye të mos dalë para qytetarëve, pasi një nga megamashtrimet e mëdha të Edi Ramës, siç janë legalizimet falas, ka ardhur nga qendra e Kamzës. Kemi një pyetje për Ramën dhe Gjicin: Sa legalizime falas keni bërë në Kamëz dhe Paskuqan?!

Mashtrimet s’kanë të sosur, pasi “Rilindja” premtoi 300 mijë vende pune, shtoi papunësinë dhe qytetarët kanë marrë rrugët e Evropës si në 1991. Edi Rama premtoi uljen e taksave, por i rriti, duke sjellë falimentim të bizneseve, rriti çmimin e energjisë elektrike, burgosi qytetarët për shkak të pamundësisë për të shlyer faturat e larta dhe abuzive. Nuk fali kamatëvonesat të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimit me faturën e energjisë elektrike nga ana e shtetit. Edi Rama bllokoi procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit, duke mohuar zhvillimin e pronës, burgosi qytetarët për ndërtimet pa leje dhe shembi me mijëra ndërtesa, djersa e tyre ndër vite, vendosi terrorin policor, ku pasiguria për jetën dhe pronën është rritur ndjeshëm në vend, mashtroi qytetarët, duke premtuar shërbim shëndetësor falas si dhe hoqi nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë familje (rreth 5 mijë familje vetëm në Kamëz) duke u hequr kafshatën e gojës.

Leave a Reply