“Senatorja” e PS Dade: Dako, i lodhur dhe i korruptuar

Home » Aktualitet » “Senatorja” e PS Dade: Dako, i lodhur dhe i korruptuar

By Redaksia on May 23, 2015. No Comments

Screen-Shot-2015-05-23-at-9.15.15-PM “Dita”: Grida Duma-Shqina, “kandidatura me më shumë gjasa për fitore, që e djathta ka mbi të majtën në këto zgjedhje”

Grida Duma e ka të garantuar suksesin, kurse Vangjush Dako është i lodhur dhe i korruptuar. Këto nuk i thotë opozita. Befasia vjen nga gazeta e anëtares së Kryesisë së PSSH-së, kryetares së komisionit parlamentar për politikën e jashtme Arta Dade. Të premten, më 22 maj 2015, e përditshmja “Dita”  shkruan:

“Grida Duma ka shumë energji për të shpenzuar në këtë fushatë, pasi e ka tashmë të garantuar historinë e suksesit. Edhe nëse humbet, ajo ka dalë e fituar në planin e vëmendjes publike, duke u kthyer në kandidaturën me më shumë gjasa për fitore, që e djathta ka mbi të majtën në këto zgjedhje.

Nga ana tjetër Vangjush Dako vjen në garë me lodhjen objektive që i kanë shkaktuar tetë vjet drejtim i qytetit, si dhe me gabimet jo të vogla që janë bërë gjatë menaxhimit prej tij, të Durrësit… A jemi të sigurt se në këtë garë delikate ka përballë një sfidante të pafajshme dhe totalisht të pastër, e një kryebashkiak të lodhur e të korruptuar?!”.

Leave a Reply