Shpresa e fitores së Ramës, blerja dhe vjedhja e votës

Home » Kryesore » Shpresa e fitores së Ramës, blerja dhe vjedhja e votës

By Redaksia on May 26, 2015. No Comments

vjedhja-e-votave-536x400Dinamika e ditëve të fundit të fushatës elektorale po mbushet me presione, shantazhe dhe atentate politike ndaj kandidatëve të opozitës. Presionet direkte të Edi Ramës ndaj qytetarëve për ndërprerjen e bukës dhe ujit nëse votojnë kandidatët e djathtë, po pasohen nga dhuna vandale e militantëve edvinistë. Tashmë si shpresë e vetme për të fabrikuar fitoren e Edvinit po shfaqet tentativa publike për blerjen e votës me metoda të shëmtuara si dhe vjedhja e pastër, në rast se s’funksionon metoda e parë

Investigimi i “Agon Channel”/ “Po falsifikohen kartat e identitetit për t’i kthyer në vota”

Ngjarjet dinamike që po pasojnë këtë fushatë zgjedhore, po nxjerrin zbuluar para qytetarëve Ramën dhe frikën që e ka pushtuar për humbjen që e pret në 21 Qershor. Ende pa nisur zyrtarisht fushata, Rama ka nxjerrë në shesh militantët, duke mos lejuar kandidatët e djathtë të vijojnë fushatën dhe prezantimin e programit të tyre para qytetarëve. Rama e nisi me ngjarjen e Durrësit, ku militantë të PS-së qëlluan dhe goditën me mjete të forta të djathtët gjatë një mitingu elektoral që kandidatja Duma po mbante me elektoratin e saj. Kjo ngjarje pasoi nga një tjetër ngjarje e rëndë në qytetin e Korccës, ku militanti i Ramës tentoi të qëllonte me karrige kreun e partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sikur të mos mjaftonte kjo, ngjarja e rëndë pushtoi qytetin e Kukësit, ku shefi i policisë qëlloi disa herë mbi protestuesit duke rrezikuar ndjeshëm jetën e tyre, vetëm e vetëm që këta qytetarë të mos zhvillonin protestën duke kërkuar të drejtat e tyre. Tanimë me nisjen zyrtarisht të fushatës, po shihen lart e poshtë tentativa të blerjes së votës në këmbim të bluxhinseve apo të 50 mijë lekëve të vjetra. I ndodhur nën presionin e humbjes së thellë që e pret në 21 Qershor, Rama kudo ku po shkon po prezanton të njëjtën histori ‘më tha një kryetar i djathtë bashkie që dua të takoj por nuk mundem se më shohin’, e trillime të tjera si këto. Ndërsa nuk harron të shajë sa të mundet kandidatët e PD-së, pasi po i tronditen themelet nga humbja e thellë që e pret. I tmerruar ai po kërcënon qytetarët të mos votojnë kandidatët e djathtë se do të mbeten pa bukë dhe pa ujë. Rama dhe qeveria e tij po ‘rilindin’ skamjen, papunësinë në masë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Rama po shton llogaritë për vete dhe klientelën e tij, ndërsa për qytetarët papunësi, varfëri, lakun në fyt. 20 mijë familje shqiptare janë hequr me të padrejtë  nga listat e ndihmës ekonomike, ju është hequr buka e gojës, ndërkohë që ata që kanë mbetur në listë marrin për ndihmë ekonomike aq pak sa nuk paguajnë dot as  gjysmën e faturave të energjisë. Tanimë përmes kandidatit fals, Erion Veliaj tenton të vendosë kontrollin absolut edhe në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse Rama për çdo ditë nuk harron të sulmojë qytetarët dhe PD-në, nga ana e saj Partia Demokratike po vijon e qetë fushatën elektorale duke parashtruar para qytetarëve programin e saj që ul taksat dhe ccmimet e larta për qytetarët. PD përmes punës dhe dinjitetit ka ndërmarrë nismën për të qëndruar krah qytetarëve që tanimë ndodhen më të varfër se kurrë më parë.

Berisha: Rama, sharje dhe ofendime në drejtim të kandidatëve të PD-së, vet del me antiplumb rrugëve/Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se fushata elektorale e Ramës në Rroskovec, ishte krye këput si në çdo qytet tjetër, e mbushur me sharje, ofendime karshi kandidatëve të djathtë. Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ish-kreu i vendit ka thënë se Rama vijon ofendimet në drejtim kandidatëve të PD-së, pa asnjë fakt.“Sharjet ordinere, shakatë pa kripë dhe bajate, si ato me motrën imagjinare për t’ia dhënë për grua këtij apo atij kandidati të PD, apo meqenëse në imagjinatën e tij të sëmurë do të shqyejnë qenët kandidatet kundërshtare, shpifjet dhe trillimet, mashtrimet janë bërë alternativa kryesore e fushatës elektorale të Edi Ramës. Kështu, dje në Roskovec, kreu i qeverisë bërtiste në kupë të qiellit dhe shante kandidatin e PD për këtë bashki, duke u çjerrur se ai është batakçi, pa dhënë asnjë fakt e asnjë argument për sharjen e tij prej ordineri. Me këtë rast me duhet t’i them Edi Ramës se kryetari i bashkisë së Roskovecit është një njeri i ndershëm, punëtor, që e duan dhe vlerësojnë shumë qytetarët e Roskovecit”, tha Sali Berisha. Në vazhdim, ai i kujton Ramës ndërtimin e pallatit 5 katësh pa asnjë faturë financiare, duke i kujtuar të gjitha premtimet e pa mbajtura.“Ai nuk është si ti që ndërton sarajet në Surrel kur ke deklaruar vetëm 3000 euro kursime, nuk është si ti që ndërton pallatin e gruas dhe familjes së saj 5 katësh pa asnjë faturë financiare në banka, tatime e dogana, ai nuk ka mashtruar si ti qytetarët e Roskovecit dhe të mbarë Shqipërisë për shëndetësi falas, legalizime falas, heqjen e TVSH për energjinë dhe uljen e çmimit të saj, rrogën e 13-të dhe tre pensionet shtesë”.Në vazhdim, Berisha thotë se kandidati i PD-së në Rroskovec nuk është si Rama që del rrugëve me antiplumb apo makinë të blinduar.“Duke dënuar këto sharje të turpshme të Edi Ramës, dua t’i them se kryetari i bashkisë së Roskovecit nuk është si ti që ke frikë edhe nga vetja jote që shkon në takim i veshur me antiplumb si fuçi (ata që dyshojnë këtë le ti hedhin një sy takimeve të tij që duket si fuçi me një xhaketë që mezi i mbërthehet dhe që nën triko duken qartë konturet e antiplumbit) dhe që udhëton në makinën e blinduar të blerë për mysafiret të lartë të vendit i shoqëruar nga një batalion garde dhe një batalion të blinduar”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Leave a Reply