Situata ekonomike, Ekspertët: Rritja ekonomike në vështirësi, duhet gjetur një tjetër program

Home » Aktualitet » Situata ekonomike, Ekspertët: Rritja ekonomike në vështirësi, duhet gjetur një tjetër program

By Redaksia on May 31, 2015. No Comments

ekonomiEkonomia shqiptare po përballet me një sërë vështirësish muajt e fundit.Ekspertë të ekonomisë deklarojnë se kjo rrezikon ecurinë ekonomike dhe kërkon një ndryshim të programit të qeverisë dhe FMN-së.Rënia e të ardhurave për tremujorin e parë ,rënia e eksporteve dhe investimeve cilësohen singërçe serioze për ekonominë.

Ekonomia shqiptare gjatë muajve të parë të 2015 po përballet me një sërë vështirësish.Mateo Spaho deklaron se të dhënat tregojnë se do të jetë e vështirë që respektohet parashikimi për rritjen ekonomike që është vendosur nga qeveria.

Mateo Spaho: Kjo gjë do të vështirësojë rritjen ekonomike. gjithashtu kjo rritje ekonomike është e kërcënuar edhe nga mungesa ose mos respektimi i planit të të ardhurave për qeverinë shqiptare që  do të reflektohet edhe nga mosrespektimi i shpenzimeve. përsa i perket ekonomise shqiptare dhe sektorit prodhues, ndermarrjet shqiptare e kane te veshtire ti pergjigjen goditjeve të jashtme.

Ndërkohë për Gjergji Erebarën tashmë është koha që të gjendet një tjetër rrugë për të rigjallëruar ekonominë pasi program I qeverisë dhe FMN-së po dështon.

Gjergj Erebara: Projekti i qeverisë dhe i FMN  për të rigjallëruar ekonominë nuk po japin rezultat për të rritur ekonominë.

Përsa i përket rënies së investimeve Spaho e lidh me taksat e larta dhe infrastrukturën e dobët.

Mateo Spaho: Rritja e taksave në cdo pikpamje nuk konkurrojmë me rajonin, pra investimet e huaja të drejtpërdrejta do të bien.

Por për Gjergji Erebarën rënia e investimeve vjen si pasojë e faktorëve të ndryshëm dhe nuk nuk lidhet direkt me sistemin e taksave .

Gjergj Erebara: Nuk shoh që Shqipëria ka humbur ndonjë konkurueshmëri në krahasim  me rajonin.

Të dhënat tregojnë se në muajt e parë ka pasur mos realizim të të ardhurave në buxhet,eksportet kanë pësuar rënie si dhe kreditimi vijon të jetë I dobët.

Leave a Reply