SKANDAL: Rama drekë me peshk dhe karkaleca në Vlorë, shqiptarët po vriten dhe plagosen në Maqedoni (Foto)

Home » Aktualitet » SKANDAL: Rama drekë me peshk dhe karkaleca në Vlorë, shqiptarët po vriten dhe plagosen në Maqedoni (Foto)

By Redaksia on May 9, 2015. No Comments

11156276_807983422627361_1123153387693950093_nKonflikti i armatosur në Kumanovë ka shënuar paraditën e sotme pesë të vdekur dhe dhjetra njerëz të plagosur.
Gjendja shfaqet e tensionuar dhe në një gjendje terrori të vazhdueshme banorët e zonës tregojnë për mediat se plumbat e policisë Maqedonase kanë depërtuar brenda shtëpive të tyre.
Situata për shqiptarët vazhdon të nderet e rrezikuar, ndërsa kryeministri Rama ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë situatë të turpshme që po i ndodh qytetarëve shqiptarë të Kumanovës.
Mijëra bashkatdhetar nga e gjithë bota, po aq edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja, Plava dhe Gucia kanë reaguar me tone të ashpra ndaj situatës së krijuar për vëllezërit e një gjaku që sot ndjehen jetim, të pambrojtur dhe në mëshirën e bajonetave maqedonase.
Në shenjë solidariteti me vuajtjen dhe terrorin e tyre, mijëra komente, qindra foto dhe video janë shpërndarë nëpër rrjete të ndryshme online, në mbështetje të gjakut të tyre shqiptarë.
Mësohet se të vetmit persona që nuk i janë bashkuar kësaj apoteoze dhimbjeje, janë kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri Thaçi i Kosovës.
Vihemi në dijeni se në çastin kur shqiptarët po vriteshin dhe plagoseshin nga policia dhe ushtria maqedonase, Edi Rama gjendej duke drekuar në Radhimë (Vlorë) në restorant “Tiku&Mato”.
Shishet e verës dhe peshku i freskët i detit Jon e ka penguar kryeministrin patriot Edi Rama të mbajë një qëndrim qoftë edhe formal në lidhje me masakrën e shkaktuar nga policia maqedonase ndaj shqiptarëve.

Leave a Reply