“Tani që nuk u ecën me premtime, Rama-Meta nisin kërcënimet ndaj qytetarëve”

Home » Aktualitet » “Tani që nuk u ecën me premtime, Rama-Meta nisin kërcënimet ndaj qytetarëve”

By Redaksia on May 11, 2015. No Comments

lul-bashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryetarë Bashkie në Selenicë Përparim Shameti dhe në Himarë Lefteri Prifti.

Basha u ndal tek situata e vështirë ekonomike që po kalon vendi ku njerëzit janë nxjerrë në rrugë, bizneset janë mbyllur, fuqia blerëse ka rënë, taksat janë rritur, çmimet janë rritur, fitohet më pak, paguhet më shumë, jetohet më keq. Dhe këtë e di mirë dyshja Rama –Meta, të cilët duke parë që nuk u eci me premtim-mashtrimet, kanë nisur të kërcënojnë qytetarët, sepse e duan të gjithë pushtetin për vete dhe jo për qytetarët,- nënvizoi zoti Basha.

Qytetarët përjetojnë të njëjtin nivel varfërie, madje jetojnë edhe më keq në njësi vendore të cilat qeverisen nga të majtët.

“Tani që e dinë që s’ia dalin dot me premtime, se populli thotë, prapë premtime, prapë mashtrime, i janë kthyer kërcënimeve, po s’votuat për ta nuk ka bukë, nuk ka drita, nuk ka ujë, nuk ka lek. Këto dy vjet që kishin edhe bashkinë, edhe qeverinë, a kishte punë? A kishte investime? A kishte kantiere të reja? A kishte zhvillim? A kishte subvencione? Këta edhe kur i kanë pasur të dyja pushtetet i kanë bërë po aq keq, madje edhe më keq, sepse siç më tha Jorgua i mençur në Himarë, “Rilindja ka një parrullë, imja imja, e jotja e imja”,- theksoi kryetari Basha.

Qytetarët kanë denoncuar arrogancën e pushtetit, situatën e rëndë ekonomike dhe abuzimin që bëhet me ndihmën ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi te kufizuara.

“ Unë jam Shefit Xhela dhe e kam djalin me raport. Sot më është hequr raporti. U thash komisionit mjeko-ligjor, për çfarë arsye? “S’dimë gjë, kështu është rregulli”. Si është rregulli të lutem? “Po ja, hidhe në gjyq.” Unë të ardhurat zero, si të hedh në gjyq unë? Të ardhurat zero po të them, jam 50 vjeç me tre fëmijë. Vajzën e pata me shkollë, s’pata mundësi, domethënë u bëra mëkatar i vajzës”- u shpreh një qytetar..

“ Jam 58 vjeç, punëtor prej 15 vjetësh në minierë. Na ka nxjerrë ministri një pension 100 euro. Djali shurdhë-memec, ia ndërprenë kempin. Jam i pastrehë. Edhe gruan, fshesaxhollë e hoqën. Me se do rroj? Vetë i pestë, me 100 euro.”- theksoi një tjetër qytetar.

Dyshja Rama-Meta, theksoi Basha, duan të shmangin llogarinë para qytetarëve për premtimet e pambajtuara për shëndetësinë falas, 300 mijë vende pune, legalizime falas për uljen e çmimit të energjisë, karburantit e subvencionet. Ndërkohë qytetarëve u janë prishur edhe shtëpitë e ndërtuara me djersë, pushtetarët si Koço Kokëdhima vazhdojnë të lartësojnë sarajet e tyre.

“Premtoi vende pune, mbylli vende pune, premtoi barazi para ligjit por i trajton shqiptarët si të njerkës dhe Koçon si të nënës. Mbi 8 mijë objekte janë rrafshuar, i kanë goditur në kundërshtim me ligjin me dhunë policore, sarajet e Koços lartësohen. Dy vjet përpara premtuan 300 mijë vende pune. Tani po mbushet 2 vjeçari, ku i ka 150 mijë vende pune? Papunësia është rritur me 7 përqind.”

Leave a Reply