Taulant Balla zbulohet se jo vetëm ka gisht, por është zhytur me duar e këmbë në skandalin e farmacive

Home » Aktualitet » Taulant Balla zbulohet se jo vetëm ka gisht, por është zhytur me duar e këmbë në skandalin e farmacive

By Redaksia on May 27, 2015. No Comments

rama-balla-620x395 (1)Kronika/Prokuroria nis hetimet: 47 farmaci të përfshira në skandalin e ilaçeve

Denoncimi i grabitjes kriminale të shumës rekord prej 2.1 miliardë lekë (1.5 milionë euro), përmes një skeme tipike mafioze, ka trazuar ndjeshëm ekuilibrat e kupolës qeveritare të përfshirë direkt në këtë skandal. Prej 1 jave kryeministri Edi Rama dhe i “zoti i punës”, Ilir Beqja heshtin, duke mos tentuar qoftë edhe për një moment të vetëm që të bëjnë transparencën apo edhe të distancohen nga grabitja. Asnjëra e as tjetra s’ka ndodhur dhe as nuk pritet të ndodhë, përsa kohë ajo që kuptohet dhe është i qartë si kristali, është se po marrin në mbrojtje njëri-tjetrin. Kjo për faktin se si njëri ashtu edhe tjetri, janë kokë e këmbë të bërë ‘pis’ në vjedhjen e turpshme dhe ndër më të padëgjuarat ndonjëherë. Dhe siç thotë populli: “kush ka mizën nën kësulë, kruhet gjithmonë” dhe kjo bëri që t’i dalin “petët lakrorit”. Pa vonuar as 5 ditë nga denoncimi i skandalit, Edi Rama vërtetë nuk dha shpjegime për pozicionin e tij në grabitjen e 1.5 milionë eurove nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, por ama nuk vonoi kur ia behu për Librazhd me ftesë një njërit prej të dyshuarve kryesorë në këtë skandal, Taulant Ballës. Skema se si përfshihet deputeti i Qarkut të Elbasanit në skandalin e FSSH është e thjeshtë. Zv/drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sokol Skura është një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të deputetit socialist, Balla. Si kandidat i Partisë Socialiste në listën e deputetëve të Qarkut të Elbasanit, menjëherë pas zgjedhjeve dhe kur nuk arriti të siguronte mandatin, Skura u shpërblye nga Rama dhe Balla me postin e zv/drejtorit të një prej institucioneve më të rëndësishme. Kyçi i suksesit të tij, Skurës, ka qenë pikërisht miqësia dhe lidhja e afërt me Taulant Ballën. Emërimi i tij nuk ka ardhur si rrjedhojë e “gjetjes” së një vendi pune, por ka qenë një plan konkret me synim shfrytëzimin e postit për përfitime të paligjshme, për palë të dyta dhe të treta. Dhe rezultati i këtij emërimi në institucionin kyç të sigurimeve shëndetësore, është grabitja e paparë e 1.5 milionë eurove me receta, vula e firma mjekësh të falsifikuara, përmes një rrjeti farmacish fantazmë në pronësi të Sokol Skurës, bashkëshortes dhe kunatës së tij. Kuptohet se vjedha e 2.1 miliardë lekëve nuk është kryer vetëm nga Skura, bashkëshortja apo kunata e tij. Gjithçka ka qenë e organizuar dhe zv/drejtori i Fondit e familjarët e tij, veçse janë referuar si anekse për të siguruar grabitjen sipas planit, pasi paratë kanë përfunduar në xhepat e dikujt tjetër. Kësisoj, deputeti i zonës, jo vetëm që ka gisht, por është zhytur me duar e këmbë në skandalin e farmacive. Shuma e denoncuar nga institucionet ligjzbatuese si vjedhja më e madhe e siguruar përmes falsifikimit, prej 1.5 milionë euro ose 2.1 miliardë lekëve, ka ngjallur edhe kuriozitetin e Mr.20%-shit, i cili pa u menduar dy herë u pa në Librazhd kinse për të çelur fushatën zgjedhore, por që në fakt shkoi atje për të mbrojtur vjedhjen mafioze dhe për të bërë avokatin e të përfshirëve në skandal…në këmbim të shumë më tepër se 20%-shit.

Zgjerohet skandali me ilaçet e rimbursueshme – 47 farmaci të përfshira në skemën e përfitimit/Krahas tmerrit dhe panikut që ka kapluar tashmë hierarkinë piramidale të të përfshirëve në skandalin më të madh të Ministrisë së Shëndetësisë, nga ana tjetër grabitjes po i dalin petët e lakrorit. Kësisoj, prokuroria dyshon se 47 farmaci u përfshinë në skemën e falsifikimit të recetave. Sipas denoncimit të Fondit të Sigurimeve, farmacitë e përfshira në këtë skandal ishin vetëm 4. Por, hetimet e prokurorisë nuk u kufizuan vetëm në 4 farmacitë e denoncuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për një abuzim që arrin shumën mbi 420 mijë euro. Prokurorët bëjnë të ditur se hetimet do të zgjerohen më tej, duke paralajmëruar publikimin e të dhënave surprizuese. Në hetime do përfshihet edhe raporti i përgatitur nga auditi, sipas të cilit, në këtë skandal u përfshinë jo 4, por 47 farmaci dhe shuma e vjedhur dyshohet të jetë disa miliona euro. Hetimet e prokurorisë do të përfshijnë rimbursimin e ilaçeve që nga fillimi i vitit 2014, ndryshe nga sa parashikohej në denoncimin e bërë nga fondi i sigurimeve, që përfshinte periudhën nga Nëntori 2014 deri në Prill të 2015. Recetat e falsifikuara nga organizatorët e kësaj skeme ishin ato të sëmundjeve kancerogjene. Kjo sepse, ilaçet për këto sëmundje kushtojnë me shtrenjtë dhe rimbursimi arrinte në shifrat 350-800 mijë lekë për një ilaç. Gjithsej 420 mijë euro sipas padisë u përfituan nga 4 farmaci fiktive vetëm në periudhën Nëntor 2014- Prill 2015. Menjëherë pas rimbursimit të kësaj shume, auditi i zyrës së anti-korrupsionit në Kryeministri ka hartuar një raport prej 50 faqesh për këtë skandal. Por skandali është thelluar me tej, kur ky raport nuk është dorëzuar në prokurori, por është mbajtur i fshehtë. Burime pranë zyrës së antikorrupsionit thane se një kopje e raportit që evidentoi skandalin, i është vënë në dispozicion zyrtarëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në raport konstatohen shkeljet e dhjetëra farmacive dhe shkelje të tjera që kapin shifra marramendëse, por këto u mbajtën të fshehta nga zyrtarët e Fondit. Jepet edhe një shpjegim i mundshëm se përse në prokurori u referuan vetëm 4 farmaci që kishin falsifikuar recetat mjekësore. Kësisoj, në mesin e përfituesve janë edhe të afërmit e zv/drejtorit aktual të Fondit të Sigurimeve të kujdesit të detyrueshëm shëndetësor, Sokol Skura. Bashkëshortja dhe kunata e zv/drejtorit Skura, thuhet në raport kanë përfituar ilaçe të rimbursueshme nga këto kontrata, duke shtuar se në asnjë raste farmacitë e tyre nuk janë kontrolluar. Mosdorëzimi i këtij raporti, mund të ketë pasur qëllimin që drejtuesit e këtij institucioni kanë dashur të përqendrojnë hetimin e prokurorisë vetëm në këto 4 farmaci. Mes farmacive që do të verifikohen janë edhe kontratat e të afërmve të zv/drejtorit Skura, i cili në këto zgjedhje është përfshirë në listat e këshilltarëve bashkiakë në Librazhd.

Leave a Reply