Tensionet vazhdojnë në Kumanovë, përleshjet përqëndrohen tek disa shtëpi

Home » Aktualitet » Tensionet vazhdojnë në Kumanovë, përleshjet përqëndrohen tek disa shtëpi

By Redaksia on May 9, 2015. No Comments

Situatë e tensionuar po mbretëron në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, dhe se po vazhdojnë të shtëna sporadike dhe shpërthime. (FOTO)

Deri tani qarkullojnë informacione të ndryshme për viktima dhe të plagosur po nuk ka asgjë zyrtare. Në mesin e viktimave thuhet se është edhe Fadil Fejzullai nga Kumanova, ish-pjesëtar i UÇK-së, ku po qëndronte edhe grupi i armatosur.

Nga ana tjetër raportohet edhe për të vdekur nga radhët e policisë. Një portal maqedonas raporton për një pjesëtar të vrarë të njësitit “Tigrat”, ndërsa raportohet për një numër më të madh të të plagosurve.

Banorët nga kjo lagje theksojnë për INA se tashmë ka më pak shpërthime dhe të shtëna dhe se ata kanë nisur të dalin nga shtëpitë e tyre.

Një pjesë e familjeve janë evakuuar dhe po zbresin drejt lagjeve të mëposhtme të Kumanovës, duke gjetur strehim të përkohshëm. Ata rrëfejnë për dëme të mëdha që kanë përjetuar dhe tmerri i vërtetë nga të shtënat dhe përleshjet intensive që kanë ndodhur në afërsi të shtëpive të tyre.

“Jemi zgjuar rreth orës 4.30 dhe se dëgjuam shpërthime të mëdha dhe breshëri armësh. Gjithë shtëpitë po ushtronin dhe dridheshin nga shpërthimet dhe armët e rënda që po përdoreshin. Kemi parë pjesëtarë të grupit të armatosur që po iknin dhe se po ndiqeshin prej policisë. Kemi dëgjuar përleshje në distancë shumë të vogël”, theksoi për INA, M.Asani nga Kumanova.
Banorët theksojnë se nuk e kanë të qartë se kush ka kurdisur këtë skenarë që tashmë sipas tyre është i qartë për të defokusuar vëmendjen nga kriza politike. Situata mbetet e tensionuar dhe se policia është pozicionuar pranë disa shtëpive ku thuhet se akoma ka grupe të armatosura dhe se prej aty po dëgjohen të shtëna. MPB pritet që të jap hollësi për këtë incident të rëndë që po ndodhë në lagjen shqiptare në Kumanovë. (INA)

 

Forca të mëdha policore në Kumanovë, rrugë të bllokuara (FOTO)

Në qytetin e Kumanovës po vazhdon një prani e shtuar policore dhe se rrugët janë bllokuar në disa pjesë të qytetit.

Forca të mëdha policore janë të pranishme sidomos në pjesën në afërsi të tregut të Kumanovës, ku nuk po lejohet udhëtimi drejt Lagjes së Trimave, atje ku kryesisht po mbizotëron aksioni policor dhe të shtënat e armëve.

Pranë tregut përveç forcave të mëdha policore, kanë dalur edhe qytetarët për të ndjekur nga afër situatën. Në këtë zonë ka një numër të madh të gëzhojave të armëve. (INA)

Leave a Reply