Tjetër goditje për Peshëngritjen shqiptare

Home » Aktualitet » Tjetër goditje për Peshëngritjen shqiptare

By Redaksia on May 29, 2015. No Comments

peshengritja_4Peshëngritja shqiptare merr një tjetër goditje të rëndë, pas rasteve të dopingut që përjashtuan nga garat kampionët Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes është pezulluar për një vit nga të gjitha aktivitetet sportive.
Shkak është gjba prej 45 mijë eurosh që duhet të paguajë në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes, pikërisht pas rasteve të dopingut të sportistëve shqiptarë në Botërorin e fundit të zhvilluar në Kazakistan.
Gjithsesi, ky përjashtim është me kusht dhe mund të hiqet nëse Federata paguan gjobën brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Në të kundërt pezullimi do të jetë 1 vjeçar.

Leave a Reply